Shefi i FA-së në Report TV: Mësuam nga tërmeti, shkollë për qentë ose kontraktorë! Momenti më i vështirë

TIRANE-Gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se nga tërmeti mësuan shumë gjëra që kërkojnë rishikim dhe përgatitje më të mirë. Ai theksoi se do të shikohet  mundësia  për një shkollë për trajnimin e qenve, por mund të jenë edhe me kontraktorë sepse kushtojnë shtrenjtë.

"Kryesore ne kemi si vend, forcat luftarake. Tërmeti, përmbytjet apo zjarret kanë sjellë domosdoshmërinë herë pas here për të rishikuar kapacitetet. Do të rishikohet projekti. Mos të mendojmë sic ishte vendi atëherë nën rrethim dhe tani që vendi ynë do t'i ketë të gjitha kapacitetet. Prandaj është mekanizmi amerikan i NATO-s ''Një për të gjithë dhe të gjithë për një''. Prandaj është edhe solidariteti, jo vetëm human por edhe ligjor. Ne urojmë që tu gjendemi edhe ne. Vendeve të rajonit u kemi ofruar edhe ne ndihmë. Ky është mekanizimi. Dhe nuk do të kemi asnjëherë 600 forca të specializuar për kërkim shpëtim apo 50 qen. Ministria e Brendshme dhe Policia ka pasur një shkollë për trajnimin e qenve, në atë kohë qen kufiri. Do të rishikohet dhe do të jetë në kuadrin e përqasjes dhe kapaciteteve kombëtare se ku do jenë dhe si do jenë.

Mund të jetë ideja edhe me kontraktor, që ndodh situata dhe mund të jenë aty...sepse janë gjëra që nuk janë të lira, por janë shumë të shtrenjta. Stërvitja që bëmë pas tërmetit që ra në shtator, ishte planifikuar, por ishte një koicidencë, por ne kemi humbur zero sekonda për reagimin. Kudo që kanë ardhur të huajt kanë qenë të shoqëruar dhe kanë shkuar direkt në pikat e nxehta, të ndara në mënyrë precize. FA-ja nuk ka në organikë mjekë. Nuk është e thënë që Shqipëria mund të ketë, mund të ketë një kapacitet që mund ta ketë një vend tjetër dhe mund të vijë kjo ndihmë. Kjo i takon fazës së mësimeve të nxjerra. Ne do të shikojmë për modernizimin e strukturave dhe kapaciteteve. Ne kemi një projekt prej 1.5 mln dollarë për pajisje për emergjencat. Analiza më e thelluar dhe cfarë ka nevojë për t'u bërë po bëhet në FA" tha ai.

Më pas gjenerali tregoi edhe momentin më të vështirë. "Momenti më i vështirë ishte te Vila Palma, që djali që doli më mbrapa doli, por ishte shumë e vështirë dhe rrezikshme. Por as kamerat optike që kishim nuk mund të përdoreshin, as pajisjet e dëgjimit, pasi njerëzit e dinin e ku ishte. Duhej kujdes, pasi një gabim të ndodhte... Njerëzit, disa nga emocionet disa nga dëshira për të shpejtuar, por u thosha kush është i specializuar të vijojë, të tjerët jo. Kur ra tërmeti i dytë, një ushtar e tërhoqëm menjëherë me litar dhe e shpëtuam, ishte e Vila Palma.  Prandaj duhet të flasin ekspertët. Emergjenca kaloi, tani është sistemi, deri kur të ndërtohen shtëpitë" përfundoi ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardhyli: 14/12/2019 18:48

    Ah mor kollcak mos i hyj atij muhabeti se ngel ne klase si ti dhe ministraja jote dhe ministri im.miliona euro jane investuar per qent por por sdihet nga kane shkuar.adashi yt bardhyli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në