Shefi i shërbimit sekret britanik: Armiqtë e Britanisë Rusia dhe Kina 

Ken McCallum

Mbretëria e Bashkuar në ditët e sotme përballet me kërcënime që vijnë nga Rusia dhe Kina, ka qenë kjo deklarata e para e shefit të ri të shërbimit sekret të Brendshëm britanik.

Në deklaratën e tij, Ken McCallum deklaroi se agjentët britanikë të spiunazhit po përpiqen të mbrojnë vendin nga sulme të ndryshme dhe komplekse që vijnë nga fuqi armike,  të cilat synojnë synojnë të sabotojnë gjithçka, nga demokracia e deri tek kërkimet shkencore.

“Nëse pyetja që shtrohet është se cili shërbim sekret i huaj përbën kërcënimin më të madh për Britaninë, atëherë përgjigja është Rusia. Nëse nga ana tjetër pyetja është se cili shtet do t’i japë formë botës sonë përgjatë dekadës së ardhshme, duke sjellë sfida të mëdha për vendin, atëherë përgjigja është Kina. Rusinë mund ta shohim si një vetëtimë në mot të keq, ndërsa Kinën si një faktor që po ndryshon klimën”, është shprehur McCallum.

McCallum, u caktua në këtë detyrë në muajin mars, kur vendi ishte në shtetrrethim për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, tha gjithashtu se spiunazhi britanik po përpiqet të mbrojë kërkimet për vaksinën. Duke theksuar se ende ekziston mundësia e vjedhjes së të dhënave apo sabotimit të kërkimeve në kuadër të garës globale për  të gjetur vaksinën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 15/10/2020 12:19

    Nuk jane te "spiunazhit" agjentet e Sherbimit qe drejton zoteria. Por te kunder (counter) spiunet apo spiunazhin e vendeve te tjera ne MB.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin