Edhe pse kaloi COVID-19, Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj vaksinohet, Manastirliu: Do vijojmë intensivisht punën për bluzat e bardha (VIDEO)

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka marrë dozën e parë të vaksinës antiCOVID mëngjesin e sotëm.

Është vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar një video nga momenti ku mjeku merr dozën e vaksinës në stadiumin Air Albania.

“Vaksina të siguron mbrojtje, do presim edhe 21 ditët që të bëjmë dozën e dytë. Por midis këtyre dy vaksinave duhet të vijojmë të ruhemi”, tha Brataj.

Manastirliu deklaroi se po vijohen intesivisht me vaksinimin e mjekëve dhe inferimerëve në të gjithë vendin dhe ditën e sotme janë planifikuar 500 vaksinime vetëm në Stadiumin ‘Air Albania’.

“Po vijojmë intesivisht me të gjithë ekipet tona. Po përfundon QSUT, Urgjenca Kombëtare, spitali Dibrës, Krujës, sot vetëm tek Arena Kombëtare vaksinohen më shumë se 500 punonjës të shëndetësisë, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Jemi në një moment pune intesive”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se Skënder Brataj është ndër të parët nga bluzat e bardha që është infektuar me COVID-19 që në muajin mars të vitit të kaluar. Pavarësisht se ai e ka kaluar, sërish mjeku e ka marrë vaksinën duke dhënë kështu mesazhin se duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm.

Krahas vaksinimit të mjekëve vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personelin kujdestar të tyre në azile. Ndërkohë ditën e djeshme në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:04
Manastirliu: Do të përfundojmë shpejt vaksinimin e bluzave të bardha, të moshuarit mbi 80 vjeç do të lajmërohen nga mjekët e familjes (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e personelit shëndetësor në Qendrën e Vaksinimin në Stadiumin ‘Air Albania’.

 “Sot po vaksinohen në Arenën Kombëtare më shumë se 500 mjekë dhe infermierë të Urgjencës Kombëtare, mjekë të familjes, të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, të disa spitaleve rajonale e bashkiake. Vijon vaksinimi jo vetëm në Arenën kombëtare, por gjithashtu edhe në polet e vaksinimit që ne kemi hapur në qyete të ndryshme siç është Shkodra, Vlora, dhe së shpejti Berati si edhe Korça”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se po intesifikohen ritmet e vaksinimit, me qëllim përmbylljen sa më parë të vaksinimit për bluzat e bardha.

“Kemi ambicien për të përfunduar vaksinimin qoftë të mjekëve dhe infermierëve të spitaleve, ata që janë në linjën e parë, por gjithashtu  edhe për të vijuar në mënyrë instesive dhe për të përfunduar sa më shpejtë vaksinimin e mjekëve të familjes dhe të infermierëve kudo në sistemin tonë shëndetësor”, theksoi Manastirliu.

Duke i konsideruar si prioritet, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se, sipas planit të vaksinimit do të vijojë edhe vaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç, me planifikim nga mjekët e familjes.

“Prioriteti ynë sipas planit të vaksinimit janë edhe të moshuarit mbi 80 vjeç me fasha të ndara sipas grupmoshës por edhe sipas sëmunshmërisë. Ndaj, ashtu sikurse kemi filluar për vaksinimin e 80  vjeçarëve të dielën, ashtu do të vijojmë për të vaksinuar sipas të gjithë atyre indikacioneve që mjeku i familjes jep. Dhe do të jetë pikërisht mjeku i familjes, i cili do të lajmërojë të gjithë të moshuarit mbi 80 vjeç, sipas fashave dhe udhëzuesve të Insitutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga një ekip i trajnuar. Deri tani janë vaksinuar 5612 mjekë dhe infermierë me dozën e parë, ndërsa 655 personel shëndetësor i kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Gjithashtu janë vaksinuar 461 të moshuar dhe staf që kujdeset për ta. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer në total 6728 vaksina antiCOVID-19, ndërsa sot pritet të kryhen rreth 1,000 vaksina në të gjithë vendin.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri