Shehi kundër protestave: Zgjidhja nuk vjen me molotov! Basha të ulet me Ramën, arbitër të jenë ndërkombëtarët

Shehi kundër protestave: Zgjidhja nuk vjen me molotov! Basha të ulet me Ramën, arbitër të jenë ndërkombëtarët

Dashamir Shehi

TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, aleat me PD thotë se zgjidhja e krizës politike nuk mund të vijë me molotov apo duke sulmuar institucionet por përmes një dialogu mes palëve politike të arbitruar nga ndërkombëtarët.

 I ftuar në studion e Top Channel, Shehi tha Basha duhet të ulet në tryezë dialogu me këdo që drejton PS-në duke hedhur kështu poshtë kushtin e liderit demokrat për largimin e Edi Ramës si kryeministër.

“Ne s’kemi dalë e kemi thënë se ndryshimi i pushtetit do bëhet me pushkë, me molotov apo duke djegur institucionet se kjo nuk ka logjikë, por ama duhet të përgatiten kushtet që të bëhen zgjedhje se votime bënte dhe Enver Hoxha. Mes shqiptarëve s’kemi albitra. Fatkeqesisht duhet t’i delegojmë një pjesë të sovranitetit tonë të huajve. Kam qenë kundër dhe do jem deri sa të vdes, por realieti është ky.

Ne jemi per marrëveshje të madhe politike. Basha ulet me secilin që përfaqëson kryetarin e partisë. Do jetë Rama apo ndonjë tjetër punë për të. Do ja lëmë vjeshtës kur do jetë më pak vapë dhe tension dhe do gjykohen me gjakftohtësi këto pune. Do më pëlqente që gjërat të vendosen sipër tavolinës ndryshe do ishte zhgënjim i madh”, tha Shehi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi: 22/07/2019 12:34

    Sot u kujtove, Dash Shehi se pushteti nuk merret me molotove! Ju e shoqeruar Bashen dhe benit sehir, kur sekseret tuaj digjnin ne flake kreyeministrine! Sot qe po te shterngohet lidari, ia drodhe Bashes dhe Mones. Finok i madh, dhelper e sprovuar, o dash shehi. Çdo gje ka kohen e vet, edhe ty po te afrohet ftesa nga drejtesia! Me ne fund erdhi dita per te paguar ju ujqit e vjeter zollumet e bera te ideuara nga kryeujku Berisha. Drejtesia vonon, por nuk harron!

    Përgjigju
  • Lili nga Fieri: 22/07/2019 12:11

    Kokrra legenit, po para disa javeve ti me gojen tende pohoje qe Rama iken vetem me molotove. Pika kujt ju beson juve karagjozet e shqiptareve. Te shkretet nuk dine si te shpetojne emrin e tyre nga SPAK, f.Falet e tij Bashes i thote me gojen tuaj se nuk thote dot te ulem me Edi Ramen qe nuk e munda dot.

    Përgjigju
  • Populli: 22/07/2019 11:33

    Tani kthejeni pllaken Dasho,bejeni BASHA IK!

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 22/07/2019 10:28

    Dridhe Like

    Përgjigju
  • Ilo: 22/07/2019 02:14

    O Dash nderkombetaret u lodhjen me lojen e pjerdhur te ju politikaneve qe e keni kthyer ne sport "sundo per te vjedhur" dhe kane vendosur te ju japin nje mesim te mire duke ju kapur butesisht me shkelma per te ju nxjere jashte politikes shushunja si ti nardhi vangjoja dhe hajdute dhe kriminele Likja Sala Edvini kjo ju djeg juve se nuk ju hap barku per Shqiperine e shqiptaret.

    Përgjigju
  • edi: 22/07/2019 01:03

    Z.Shehi ai rrugac super/mashtrus ,ju sorrollat me prrallat e tije per 6 vite e kusur ,Beni Shqiperine me ndershmerine tuaj ,mos i bej elozhe atije palacoje qe volli miliona Euro dhe ka vazhduar deri tani qe ju i mbani ison Z.Shehi Interesi i tije eshte te mos behet Vetting Drejtesi dhe SPAK ,Sa per ty je njeri i punes dhe ndershmerise Per ate je i djegur tere jeten Mos i fry kavallit per ate Mblidh njerez te ndershem dhe beni drejtesine dhe Shqiperine

    Përgjigju
  • Tahip: 21/07/2019 23:08

    Ska faj daja, u bone 7 muaj pa rroge! Basha eshte shkep tu vjedh, ka lek, po daja qe ska qene as ministre asgje si tja bej...

    Përgjigju
  • Haha: 21/07/2019 23:01

    Te doli rakia o Dasho?Tani qe keni vezen ne maj te by... u kujtiat po deri dje cfar thoshit po ju jene si xorre e trashe

    Përgjigju
  • Fatmir: 21/07/2019 21:48

    Basha eshte zhgenjim i madh prej vitesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë