Shehi në Report Tv: Rotacion jo se po shkëlqen opozita, por sepse Rama e teproi! Murrizin e pranojmë vetëm nëse konvertohet, s'i mohoj protestat (VIDEO)

TIRANE-Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë në Report Tv me gazetarin u shpreh se me apo pa koalicione opozita do të fitojë zgjedhjet, jo sepse po shkëlqen, por sepse Edi Rama e ka tepruar. "Me apo pa koalicion opozita i ka shanset përpara. Kemi për detyrë të sqarojmë kush janë formulat për ekonominë dhe rindërtimin e shtetit shqiptar, që e ka rrënuar Rama. Unë do të hyj, sido që të jetë formula do të hyjmë në zgjedhje, do i fitojmë me shumicë të madhe, edhe nëse ka ndonjë devijancë që do të shkojë nga Rama do të jetë gjë e mirë. Rotacion jo për shkëlqimin tonë opozitar, por sepse Rama e ka tepruar" tha ai.

Shehi është kundër mbledhjes së Këshillit Politik pa u votuar pakti i 5 Qershorit, ndërsa vlerëson faktin që Lulzim Basha nuk shkoi në mbledhjen e parë. "Nuk ka kuptim asnjë mbledhje sot e Këshillit Politik, kur nesër shumica duhet të japë një provë për marrëveshjen që mori përsipër, ta certifikojë. Pastaj gjykojmë nga e premtja e mbrapa. Ky është gjykimi i Bashës, por që e ndajmë edhe ne të tjerët. Një opozitë është, këto që janë brenda janë njerëzit e Ramës.

Me këto zotëritë Rama mund të bëjë ctë dojë, ne nuk i njohim. Problemi kryesor është që këto njerëz morën përsipër të ndryshojnë Kushtetutën me një marrëveshje sipërfaqësore pa një debat publik, kur për vite me radhë nuk kemi ndryshuar sistemin vetëm me justifikimin se nuk mund të ndryshojmë kushtetutën. E gjitha kjo rrëmujë po bëhet të për të bllokuar koalicionin e bllokut opozitar. Por edhe sikur ta kalojnë, që do të jenë aventurë e madhe, zhgënjim për ndërkombëtarët. Bëhet për të fituar një % të vogël nga ajo që vjen nga prishja e koalicioneve. Kjo vjen si dallgë nuk e shpëtojnë dot, me apo pa koalicione është mbyllur kjo punë.

Ca është më e keqe do të shtyjnë për 6 muaj apo një vit çështjen e integrimit. Listat nuk po hapen ka mijëra burokraci. Këtu ka një sërë marrinash dhe nuk mbërrin kurrëkund, por të pendojmë koalicionet. Zoti Basha mendoj se ka bërë mirë që nuk ka shkuar në Këshillin Politik. Jo cdo ide e Ramës duhet respektuar, këshilli nuk magjiprurës, por i krijuar nga e keqja. Është strukturë provizore e krijuar 'ad hoc' dhe do të ishte e kotë të keqpërdorej për politikë. Ne do i fitojmë zgjedhjet".

Por cfarë do të bëjë opozita? "Do të mblidhemi dhe do ta gjykojmë për hapat. Protestat janë armë të demokracisë bëhen në të gjithë botën, ne nuk i mohojmë aq më tepër për një çështje madhore si zgjedhjet, ne do i mbrojmë me çdo mundësi. Të huajt kanë menduar se me Ramën do të mjaftonte një marrëveshje xhentelmenësh, ky i krijon rrëmujat është sebepi. Ne i kemi pasur fajet tona si opozitë, mundet që diku-diku të jetë gabuar, por me qëllimin e mirë për të vendosur në dukje defektet e kësaj qeverisje".

I pyetur nëse opozita do të bënte një hap pas për të pranuar rikthimin e Murrizit, Shehi kishte një kusht. "Unë nuk është se jam kreu i opozitës, është zoti Basha. Për mua, në këtë situatë do të pranojë të gjithë që shkojnë kundër zotit Rama. Guri i provës është raporti me zotin Rama. Në sjelljen e Murrizit nuk shikoj sjellje anti-Rama, e shikoj si mjetin e Ramës. Ditën që do të shprehet kundër Ramës, jo Murrizi por të gjithë janë të mirëpritur në frontin opozitar. Nëse Murrizi i konverton idetë e tij anti-Ramë është i mirëpritur. E ka detyrë zoti Basha të integrojë të gjithë, jo thjeshtë Murrizat" përfundoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 1 DOPJO ME JAHU: 23/07/2020 10:20

    DASH FAQORJA DO BOJ POPULLIN SHQIPTAR TË LUMTUR SIÇ E KA BO KTO 30 VJET. 1 DOPJO ME JAHU ME PAÇED DERRI.O ÇFAR TRGJEDIE PO KALON POPULLI SHQIPTAR ME TË TILL PIJANEC EINJORANT SI XHIN XHONA E SALMUT SËRBA.

    Përgjigju
  • Iris: 23/07/2020 00:37

    Z.Shehi ,kemi pare kongeset e PD,PS,LSI po kongreset e parties suaj dhe simotrave te vogla kur do ti shohim? Edhe ju keni nevoje per rotacion e rrinovim te brendshem se me duket sikur do vdisni ne ate fron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’