Shehu: Protesta në 6 dhjetor do bëhet te Kryeministria, Bashkia s’ka pse ndërhyn! Alibeaj le të nxjerrë kandidatë të pavarur në '14 maj'

TIRANË- ‘Rithemelimi’ nuk heq dorë për të zhvilluar protestën në 6 dhjetor të Kryeministria, ndonëse atë ditë në Tiranë do të mbërrijnë në Tiranë të gjithë liderët europian në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Tritan Shehu tha se kjo protestë do të zhvillohet si të gjithë protestat e kaluara përpara Kryeministrisë, duke i kthyer edhe përgjigje Bashkisë së Tiranës që i ofroi sheshin ‘Skëndërbej” për të zhvilluar protestës. Shehu tha se Bashkia nuk duhet të përfshihet.

“Partitë vetëm njofton për orën dhe vendin dhe vetëm kaq, ndërsa Bashkia kot përzihet me këto gjëra, protesta do bëhet aty ku është bërë, nuk do jetë vetëm protestë, por edhe mikpritje ndaj liderëve Europian. Do jetë përballë kryeministrisë”, tha Shehu në Report Tv.

Ai është ndalur edhe në vendimin e Enkelejd i Alibeajt për të dalë me kandidatë të tyre në zgjedhjet vendore të 2023. Sipas Shehur, ato kandidatë nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike, por janë të pavarur.

“Lejohen dhe kandidat të pavarur, të gjithë kanë të drejtë, s’ka nevojë ta fusë as Alibeaj e a Alimani, nuk ka asgjë, le të kandidojnë si kandidat të pavarur. Të mbledhë firmat, nuk ka asnjë element që më shqetëson”, u shpreh ai.

Në fund, pati edhe një koment mbledhjen e përbashkët mes 2 Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, duke thënë se është një fasadë e kryeministrit Edi Rama për të “mbuluar hallet që ka në vendin e tij”.

“Rama u paraqit vetëm me fishekzjarrë dhe kërkoi që ta përdorte këtë që nga problemet e mëdha që i ka shkaktuar Kosovës, nga të mbajturit anën e Serbisë nga të gjitha problemet, në atë që u bë pjesë e Ballkanit të hapur që tashmë është në varrosje e sipër, se është një iniciativë e Serbisë, roli i Ramës ka qenë tërësisht negative dhe ai takim i djeshëm nuk mund ta lajë dot, fasadë për të fshehur marrëdhëniet e vërteta mes 2 vendeve”, përfundoi Shehu në Report Tv.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardi: 29/11/2022 19:11

    Si eshte e mundur qe gjithmon do teevidentoni ne cdo problem vetem interesat e juaja dhe harroni qe nga qe jeni te pa formuar dhe vampire te pangopur.Si nuk shikonni qe ska nje investim nga bota dhe ju kenaqeni se xhepat tuaja jane plot?Po shikoni nje here interesin e popullit mor kodosh te atdheut mor njerez pa dinbitet ,zvarranik ,gjithe beten doni te hani ne kurriz te ketij populli.Po pyesni nje here veten se cte mire i nini bere ketij populli ,cte mire keni bere per kete komb,vetem e keni rjepur mor bazhibozuk qe hani buken e ketij populli dhe kenaqeni qe i sherbeni armiqve te shqipris?Nuk e kuptoni qe keni hxre ne histori si njerez qe vetem te keqija i keni bere ketij populliO zot ne se ka kurr mos ardheshi ne drejtim

    Përgjigju
  • Mala: 29/11/2022 09:00

    Ti,Salo dhe klani i juaj,jeni mbeturine e hedhur nga perdorimi, nuk ka riciklim per pertritjen tuaj te asnje forme.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 29/11/2022 07:08

    O tritan nje keshille te vogel kisha per ty,RRI LARG PROTESTAVE DHE MANIFESTIMEVE SE KUSHEDI NJEREZ JANE DHE POLICET NGA PAKUJDESIA TE BEJNE NDONJE GJE TE PA HIJSHME SI NE LUSHNJE DHE TANI NE ATE MOSHE ESHTE E VESHTIRE (NUK DO TE JETE URINE E DISA ÇILIMIJVE) kur te nxorren nga stadiumi te kujtohet besoj qe nuk ishte vetem urina besoj......

    Përgjigju
  • Muahahaha: 28/11/2022 22:30

    E mer Tartano, te ka vajt mendja prap per pras kshu? Shko shijo pensionin e lepiji b…. Birishes. Klysh si padroni jot je. Njeri pa shtyll kurrizore. Ptuu, burkurv

    Përgjigju
  • Salihi: 28/11/2022 20:47

    Maskarej ata që iu viejnë mbas bythes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës