Shehu për Report Tv: Shteti t'i garantojë çdo qytetari një maskë në ditë

TIRANË- Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu është shprehur se Ministria e Shëndetësisë ka gabuar me masat e marra për menaxhimin e situatës së COVID-19, në procesin e hapjes. I ftuar në Report Tv në edicionin qendror, i pyetur se çfarë mund të bënte ndryshe, Shehu tha se ministria duhet të shpërndajë çdo ditë maska për qytetarët.

"Qytetarët duhet të respektojnë rregullat e higjienës, por nuk mjafton duhen ndërhyrje strategjike nga ana e shtetit, protokolle dhe vizione të qarta, kërkohen furnizime me materiale dhe resurse të mëdha. Sistemi shëndetësor i infektuar është një bombë. Prandaj kërkohen rregulla të qarta dhe jo ca letra të varura në mur surreale. Duhet testim i plotë i sistemit shëndetësor dhe i pacientëve të shtruar, së dyti në spitale të gjitha shtrimet e më tejshme duhet që pacienti të kalojë në ambiente të veçanta pas rekomandimit të mjekut të familjes dhe t'i nënshtrohet testimit para se të shtrohet.  Mjekët të jenë të pajisur me veshjet mbrojtëse, vizita jo më shumë se 15 minuta dhe hyrjet dhe daljet të jenë të veçanta, personeli të ketë të gjitha pajisjet mbrojtëse. Në Shqipëri nuk bëhen protokolle, se ai që nuk i mban përgjegjësi, kërkohet fshehja e përgjegjësive.  Duhen maska  masive për qytetarët, nga një në ditë. Maska ose me çmime të kontrolluara ose falas për një shtresë të popullsisë", tha Shehu.

Duke u ndalur te ndarja nga jeta e mjekut Arjan Pushi me COVID-19, Shehu tha se kjo është një humbje e madhe për shëndetësisë shqiptare, teksa ka folur me superlativa për figurën e tij.

"Tragjedi që një koleg me vlera të mëdha, një specialist i mirë, një njeri i veçantë të jetë viktimë e virusit duke u infektuar në vendin e punës. Jam i shokuar që dje kur mora vesh që gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë dhe nuk ka se çfarë të them, dua t'i shpreh ngushëllimet për familjarët dhe kolegët. Është një humbje e madhe, hidhërim për të gjithë, humbje kolosale për familjen", tha Shehu në studion e Report Tv.

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, Shehu nuk e sheh si vendim politik listën e hartuar nga KE për vendet që mund të lëvizin drejt BE-së nga data 1 korrik. Për Shehun, Shqipëria nuk i plotëson standardet.

"Nuk ka asnjë diskriminim, ka një dashamirësi që Shqipëria të jetë në BE, por duhet të rrisë standardet e saj. Janë standardet e qarta që ka vendosur BE, po s'i realizove nuk mund të jesh. Nuk është faji i BE, po ai atyre që e shkatërruar Shqipërinë", përfundoi Shehu.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • IshallaVdisniSiParti: 01/07/2020 01:37

    Ty o dashnori PRASIT duhet me ta von dhe i her aty ku e ke pas nê 97-tën. Ku ishe ti o ish deputet e ish mjek qê nuk more munimin me hy 1 her në spital me dhën ndihmën si mjek qê pretendo se je.DIL FOL PËR BLLOKIMIN QÊ BËN BE-ja ndaj Shqipëris e dilje ti thoje popullit tat pd-mos dilni në protest meqë ty stê ze gjumi për popullin.Ju KURR MOS ARDHSHI MO NË PUSHTET

    Përgjigju
  • Mos ki gajle: 30/06/2020 23:15

    Tritan per ty ka presh me shumice

    Përgjigju
  • Niku: 30/06/2020 22:46

    Po Tritan popullit duhet dhënë maska falas, ndërsa ty shuuuumë presha të trashë..

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 30/06/2020 20:15

    Ne asnje vend te euripes nuk eshte aplikuar dhenia nga shteti e maskave falas.mos u genjeni nga kerkesa populiste te ketij idioti.tritani ka vjedhur aq shume para saqe ia vlen te fitoje popullaritet duke dhuruar maska

    Përgjigju
  • Jim: 30/06/2020 20:04

    You are stupid Ku e kini degjuar kete brockull Ne asnje shtet me bote nuk ndodh kjo Mos u bej qesharak!

    Përgjigju
  • Sifi: 30/06/2020 19:47

    Shqiperine e shkaterruat ju Tritan preshi me doktor vdekjen dhe klani juaj;qe cdo dite i benit thirrje popullit te dale ne rruge dhe mos te friksohet se pandemia eshte nje genjeshter e Rames.Prova ishte kur kishte isolim dhe don't stancim dhe numri ishte me i vogli ne Europe ite prekurve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja