Shembet hyrja e komisariatit nr.6 në Tiranë, u inaugurua 4 muaj më parë (VIDEO)

Ditën e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në komisariatin nr.6 në Tiranë ku pjesa hyrëse është shembur. Fatmirësisht në momentin e shembjes nuk ka patur persona në lëvizje dhe asnjë nuk ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë për rindërtimin e pjesës së shembur kanë filluar punimet që ditën e djeshme dhe vijojnë edhe sot. Report Tv ka sjell edhe pamjet e këtij komisariati ku shihet qartë se pjesa hyrëse është e mbuluar me skela dhe me rrjetë.

Kujtojmë se komisariati u inaugurua në janar të këtij viti nga ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu (shiko videon më poshtë). 

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petraqi: 23/05/2019 11:36

    O Fredi ke shume te drejte para disa vitesh u shemb suvaja e tavanit te shkolles 7 Narsi e sapo rikonstruktuar ate vit ne mes te ores se mesimit ku u plagos edhe nje nxenese

    Përgjigju
  • Fredi: 23/05/2019 10:01

    Ore ka teknikë që duhet të konstatojnë gabimin se perse u bë nje shembje e tille apo yxhym sill puntorë injorantë ta rindertojne qe te rishembet përsëri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë