DËMET/ Shembet me tritol pallati 6 katësh në Durrës, pronari kishte plan të shtonte katet mbi të njëjtat themele

Shembet pallati i parë me eksploziv, shpërthim të kontrolluar në Durrës në zonën e Plazhit, pasi u bë i pabanueshëm si pasojë e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Kolonat e pallatit 6-katësh ishte shkatërruar nga tërmeti, pavarësisht se në fasadë nuk ka pasur dëme të dukshme. Ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshëm duke sjellë shembjen totale. Ndërkohë që shembjet pritet që të vijojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
Durrës, çahet pallati 6-katësh, banorët: I bukur nga jashtë, por copë brenda! Pronari uli kokën dhe iku

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra ishte në zonën e Ish-Frigoriferit në Durrës ku banorët e dy pallateve ankohen se po flenë jashtë dhe në makina, pasi pallati është dëmtuar dhe askush nuk ka shkuar t'u thotë se cfarë do të bëhet.

"Kemi fjetur në makinat tona, pallati është në gjendje të mjerueshme, duket i bukur nga jashtë, por nga brenda është copë, të pabanueshme. Nuk kemi marrë asnjë ndihmë. 15 sekondat e para kanë qenë shkundje e fuqishme në 15 sekondat e dyta nuk dimë edhe vetë si dolëm" tha njëri nga banorët.

Ndërsa një tjetër tregoi edhe reagimin e ndërtuesit kur i tregoi dëmet. "Kemi shumë frikë, ikim marrim ndonjë rrobë, por kemi frikë, kemi kërkuar, por askush nuk ka ardhur. Dje erdhi pronari i pallatit 'Rista' i firmës 'Toçak' tregova fotot, uli kokën dhe iku nuk tha asgjë.

Filloi dhe ftohti nuk dimë kur të shkojmë. Nuk na është dhënë asnjë ndihë. Mezi nxora nënë në ato momente që ra, Zoti na ndihmoi. Pronari erdhi pa nga jashtë edhe iku, mua nuk më ka thënë asnjë llaf se kam edhe hall se mos më vjedhin, kanë filluar vjedhjet, jemi edhe në punë, kjo është pasuria jonë, një shtëpi që iku" tha banori për Report Tv.

Ndërkohë që një grua tha për Report Tv se nga tërmeti i parë në 21 shtator kishte pësuar dëme, por  inspektorët i kishin thënë "Ky pallat ka 13 vite që është ndërtuar, erdhën të bashkisë thanë se dëmi juaj është 20 mijë lekë të vjetra dhe bëjeni vetë sa të shkruani emrin andej dhe këtej". Dy pallatet kanë pësuar çarje të bordurave, lëvizje dhe çarje të mureve.

Ora 15:18
U ndërtua 1.6 vite më parë, çahet bordura e pallatit 6-katësh në Durrës, s'ka perimetër sigurie

Report Tv sjell pamjet nga një pallat 6-katësh në Durrës në zonën e Plazhit ku është hapur bordura, por nuk është vendosur ende asnjë perimetër sigurie. Një ekspert i tha gazetares së Report Tv Xhensila Kodra se brenda nuk ka asnjë banor, ndërsa pavarësisht se është bërë një këqyrje paraprake nuk është arritur në asnjë përfundim duke pritur një grup të specializuar për të vendosur. Sipas banorëve ka pasur lëvizje edhe trotuari. Pallati në fjalë, pra 6-katëshi ka pasur edhe garazhe poshtë, ndërsa ka vetëm 1.6 vite që është ndërtuar, por nuk i rezistoi tërmetit duke pësuar dëme.

1575382704_pallati.jpg

Hapja e bordurës te pallati 6-kate ne Durres ne zonen e Plazhit
Ora 14:57
Durrës, 6-kate s'i mbajti, por pronari i pallatit kishte në plan të vijonte shtesën (FOTO)

1575381363_Durresi.jpg

Në Durrës ditën e sotme u shemb me eksploziv një pallat 6-kate, pasi kolonat u shkatërruan nga tërmeti që ra ditën e martë. Por në momentin që u shemb me eksploziv doli në dritë një tjetër fakt, që pronari i këtij pallati kishte lënë fijet e hekurit të kolonave duke planifikuar që shtesa e kateve të vijonte. Pallatet që u shembën në Durrës nga tërmeti erdhën si pasojë e faktit që kishin shtesa katesh të planifikuara, teksa fillimisht godinat ishin ndërtuar me llogari për dy apo tre kate po me kalimin e viteve shtesat vijuan një pas një duke kaluar edhe parashikimet dhe si pasojë nga lëkundja e tërmetit u rrëzuan.  

Ora 14:29
Durrës, tërmeti e dëmtoi, shembet me eksploziv pallati 6-katësh (Momenti i rrëzimit)

Është shembur në mënyrë të kontrolluar me lëndë plasëse pallati 6-katësh në zonën e Plazhit në Durrës, që ishte bërë i pabanueshëm nga tërmeti tragjik. Dy orë para shpërthimit u bë evakuimi i banorëve të dy pallateve ngjitur, ndërsa në momentet e fundit u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve për disa minuta.

Shembja u realizua pas një incident dhe shkoi sipas parashikimit të ekspertëve të xhenios që vendosën eksplozivin që godina të binte nga krahu i rrugës sipër plazhit nga ana lindore në mënyrë që të mos dëmtonte dy pallatet e tjera që ishin ngjitur.

Në këtë ndërtesë dy katet e para ishin biznes, ndërsa katër të tjerat për banim, por jetonin vetëm 4 familje, pasi pronari, që nuk banonte aty, e shfrytëzonte për qira në sezonin e verës. Pallati ishte ndërtuar 6 vite më parë.  Por pronari i 6-katëshit që u shemb me eksploziv kishte në plan të vijonte shtesën e kateve, pasi kishte lënë fijet e hekurit.

Ora 11:02
Durrës, u shkatërruan kolonat nga tërmeti ,policia mori provat VIDEO)

Në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës, ekspertët e IKMT-së do të bëjnë shembjen e një pallati me shpërthim të kontrolluar pasi është vlerësuar i pabanueshëm nga ekspertët si pasojë e dëmtimeve që pësoi nga tërmeti tragjik. Dy katet e para kanë qenë restorante, të tjerat banim.

Ekspertët e xhenios po hapin vrimat në mur për të vendosur eksplozivin, pasi kolonat dhe kati i parë i këtij pallati të ndërtuar në vitet e fundit nuk mund të riparohet si pasojë e dëmtimeve të shumta. Kolonat kanë dëmtime të shumta, sidomos në katin e parë dhe në themele dhe shkallët që janë në krahun e pastëm të pallati.

Dëmtimet edhe pjese nuk janë të dukshme në fasadë, ambientet e brendshme janë të pabanueshme. Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë duke mos lejuar as hyrjen e banorëve për të marrë sendet e tyre, pasi ka shumë rrezikshmëri. Fatmirësisht në këtë godinë nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Pallati ka 6 vite që ishte ndërtuar, ndërsa pronari nuk banonte aty.

Në dy anët e 6-katësisht që do të shembet janë dy pallate të tjera, një prej të cilëve në të majtë ka pësuar dëmtime dhe është shpallur i pabanueshëm por nuk është vendosur si do të shembet. Dje një grup oficerësh të policisë gjyqësore që kanë marrë monstrat e disa lëndëve të cilësisë së materialeve që janë përdorur për ndërtimin e këtij pallati. 

Në këtë pallat banonin gjithsej 4-5 familje, pasi pjesa më e madhe ishin me qira ose në shitje. Pallati që do të shembet është vetëm 300 metra larg hotel Lubjanës, e gjithë zona nr. 13 në Durrës është thuajse e gjitha e pabanuar,pasi dëmtime të shumta kanë edhe pallatet e rinj mbi 6 kate. 

1575367438_paallatiqedoshembet.jpg

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 04/12/2019 00:21

    O edo merre perpara llumin,,,llumi nuk sjell zhvillim,,,llumi duhet pastruar, shembur, larguar nga qytetet ,,jam dakort me kafshen,,,a mund te jete e paster nje rruge qyteti e mbushur me llum,,kurren e kurres...kur te kesh prishur 3 milion pallate e shtepi atehere e kemi mbaruar punen…….allabinelarniversen na myti llumi……..

    Përgjigju
  • helidoni: 03/12/2019 19:06

    SHEMBINI mire beni ,,mos kini asnje meshire sepse duhet te ruajme jetet e njerezve ,,,sepse thone se mund te kete termete te tjera deri ne 10 balle,,,prandaj hic mos kini merak edhe pronaret e pallateve do ju falenderojne,,te pakten te mos kemi viktima ne te ardhmen,,,por lejoini pronaret te nxjerrin placket e mobilijet jashte,,,ato jane vlera te medha,,nuk mund te hidhen ne plehra...

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/12/2019 09:30

      Të mos zaptoje për 30 vjet e të ndërtoje shpifësirat që të mos fusje mobiljet brënda! Kush të tha të ndërtoje shtazërisht shëmtuar? Kush të tha të ndërtoje në rërë të detit? Kush të tha të ndertoje në shtrat të lumenjve, në këneta, në ara? Kush të tha të shkatërroje pyjet Florën dhe Faunën ? Shteti dhe ushtria të të shktërrojë edhe mobiljet!

  • Kafsha: 03/12/2019 16:33

    Urgjentisht eshte rasti ideal ushtria te ”pastroje” Republikën nga shemtira antiurbanistike e bajgërise 30 vjecare qe kaploi vendin me masakra mjedisore te papara. Eshte rasti qe për sume te derrmoje gjith funderrinat qe moren pjese në kete shemtirë 30 vjecare, qe nga banorë te thjeshte qe i bene parate e emigrimit llac e tulla duke ngrene vetem buke thate, dmth vuajte për mend e kokes e deri tek funderrinat e pushteteve lokalë, fshatarë, kryepleq mesjetarë, rrugece kriminele gjoja të fortë, noterë , avokatë , inxhinjere, arkitektë dhe lloj lloj bajgash te tjera qe shemtuan republikën . Shpejt urgjent te hyje në fuqi ligji i madh e i shenjtë i P A S A P O R T I Z I M I T !!!! Keshtu Shqiperia do te shpetoje nga llumi dhe shemtira e tij urbanistike qe ka pas. Restart, nga fillimi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë