Shembja e banesave te '5 Maji', banorët prekin me rrëfimet, kryefamiljari Marku: Jemi 13 veta jashtë, flemë në makina! Babai i djalit që u vetëprangos: Më shembën mundin e jetës

Ishte një tmerr që askush mos e provoftë”, ishte mesazhi më gjysmë zeri i Fadi Mziut, pronar i një vile 3-katëshe në njësinë 4, e cila që prej kësaj të mërkure është kthyer në gërmadhë.

Fadili, është babi i Ledion Mziut, djali që zgjodhi të vetëprangoset në shtëpinë e tij, hipi mbi çati dhe bëri rezistencë deri në fund në përpjekje për të mbrojtur pronën.

 “Çdo kush që ta shikoj djalin e tij në këmbët e policisë duke e shkelur në këmbë s'do ndihej mirë. Kur i pash videot nuk e di ca të them. Ka 24 orë Ledio në spital, 15 ditë regjim shtrati I kanë thënë”, tha ai.

Gati për të shpërthyer në lot, Fadili rreshton të gjitha dokumentet e pronës, borxheve dhe kredive, ndërsa pikëpyetja e madhe është se ku do të strehojë tre familjet, tashmë pa strehë.

“Ja dokumentet, hipoteka e shtëpisë, të gjitha dokumentet ,kam hyrë borxh në kredi për legalizimin e saj”, shton Fadili.

Që nga momenti kur iu shemb banesa, streha e vetme për familjen Mziu, është makina. Orët e natës, familja e Fadilit i ka kaluar në të ftohtë, ndërsa vetë ai në spital, duke u kujdesur për të birin, Ledionin.

“Kjo është shtëpia që kemi punuar 25-30 vite dhe tani është e prishur”

Ded Marku është një tjetër kryefamiljar, vila 3-katëshe e të cilit është shembur për shkak të rindërtimit, duke lënë jashtë 13 persona. Edhe ai, e ka kaluar natën i strukur gërmadhat e katit të parë të objektit, së bashku me familjarët e tij.

“Temperaturat -1, kam fjet në atë dhomë, në të ftohtë”, tha Marku.

Më e moshuara e familjes Liza, pas përplasjeve të së mërkurës, është paraqitur në komisariat për të denoncuar dhunën.

Shqetësimit të këtyre familjeve, iu është përgjigjur edhe njëherë kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, I cili I garantoi kompensim në masën 100%.

“Do të ketë dëmshpërblim të plotë për zonën 5 Majit ,do të dëmshpërblehen metër për metër”, tha Veliaj.

Në zbatim të programit të rindërtimi, ditët në vijim do të jenë të tjera banesa që do t’i nënshtrohen shembjes. Kundërshtimi i projektit nga banorët e zonës “5 maji”, lidhet më së shumti me paqartësitë për masën dhe periudhën e dëmshpërblimit.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi qe ta plasi: 21/01/2022 02:29

    Merrni leje ne bashki shpellare, ,, ju nuk dini C'FARE eshte shteti,,,, rrini ne rruge nashi...

    Përgjigju
  • xoni: 20/01/2022 21:30

    Keta shpellare te Sali non grates erdhen nga muti somes na zune tokat dhe u bone pronare....

    Përgjigju
  • Banori: 20/01/2022 20:25

    Mos beni gek sepse vete shkuat e votuat keta hajna.

    Përgjigju
    • Une: 20/01/2022 22:01

      Ik mer matuf se keto larot as nuk kane edhe as nuk do votojne naj her per PS.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë