Shembja e skelës që la pas dy viktima e tre të plagosur, pranga dy drejtuesve teknikë, në kërkim pronari i kompanisë 'Syla'

TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në pranga 2 drejtues teknik të kompanive që po punonin në fasadën e pallatit 13 katësh, ku skela e shembur u mori jetën 2 personave dhe la të plagosur 3  të tjerë. Po ashtu policia ka shpallur në kërkim pronarin, njëkohësisht adminitratorin e kompanisë së skelave 'Syla', Petrit SylaNën hetim për këtë ngjarjes janë vendosur edhe punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi ata nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Dy drejtuesit e arrestuar janë, Xhimi Tarushi me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi” si dhe Ilir Bendo me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Mbi pronarin e 'Skela Syla' i cili është shpallur në kërkim, rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, ndërsa kjo akuzë rëndon edhe për dy Drejtuesit Teknik të arrestuar.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, Xhimi Tarushi, ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skelës Inxhinierin Iir Bendo., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën 31-vjeçari Ergys Brahimaj punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi, si dhe Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”.

Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, janë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç. punëtor i firmës skela “Syla”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:49
Skelat ende të varura në mbi 10 kate lartësi, pamje nga vendi i ngjarjes ku humbën jetën dy punëtorët e ndërtimit (VIDEO+FOTO)

Një  ditë pas tragjedisë që u mori jetën dy punëtorëve ndërtimi  pas shembjes së skelës në rrugën 'Faik Konica', situata vijon të jetë e rrezikshme në pallatin që po rikonstruktohej. Gjysma e skelave në katit e sipërme të pallatin 13-katësh kanë ngelur ende të varura gjë që mund të rrezikojë jetën e banorëve të këtij pallati. Ndërkohë në tokë janë edhe mjetet e vetme që mesa duket kanë përdorur banorët, një palë doreza e kapele që të mbron nga dielli. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarja janë arrestuar dy drejtuesit teknik të kompanive që merrnin pjesë në punime 'Xhimi' dhe skela 'Syla'. Po ashtu është shpallur në kërkim edhe pronari i 'skela Syla'.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pucisti: 17/08/2019 15:59

    Mesjeta vazhdon te mbizoteroje ne gjithe Shqiperine.Duhet shkulur e keqja nga renjet.

    Përgjigju
  • vjeshta: 17/08/2019 15:15

    Në kërkim...???!!!!! Talleni? Ai do të dalë i pa lagur si gjithmonë, biles edhe më i kërkuar në treg. Mbajeni mënd!

    Përgjigju
  • Populli: 17/08/2019 14:34

    Cfare jane keto idiotizma”shpallur ne kerkim pronari i firmes “Syla”? Ai eshte duke u kredhur ne ujerat e fresketa te detit tek Rera e Hedhur ne Shengjin Lezhe duke bere pazare, e ju thoni eshte shpallur ne kerkim. Vazhdon te gezoje e shfrytezoje hapesirat publike sikur tia kishte lene i ati.

    Përgjigju
  • Bab Dud Karbonara: 17/08/2019 13:47

    Sa më lart ngjitesh aq më shumë ushtrohet forca e gravitetit prandaj sa më lart aq më të fuqishëm e të trashë duhen hekurat në bazament të skelës të cilët vijne duke u holluar në lartësi

    Përgjigju
  • ILham Dule ela: 17/08/2019 13:31

    Tmerre tmerresh

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/08/2019 11:52

    Këto skele jan për lartësi maximale gjer në 12 metra...!!! Kjo TRAGJEDI duhet ndaluar dhe këta që rrezikijn jet njerzish duhet denuar...!!!

    Përgjigju
  • arvanites: 17/08/2019 10:50

    Imagjino te ndodhi nje aksident me pasoje vdekje ne fabriken e "Nike" ne Kine dhe policia te shpalli ne kerkim aksioneret e kompanise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023