Shembja e teatrit, Kurti sulmon Ramën: U shemb për shije personale! Artistët kosovar anulojnë shfaqjet në shenje solidariteti

Shembja e teatrit, Kurti sulmon Ramën: U shemb për shije personale! Artistët kosovar anulojnë shfaqjet në shenje solidariteti

Kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti ka reaguar ashpër në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë duke akuzuar kryeministrin Rama se e shembi për shkak të interesave të përkohshme dhe shijeve personale duke mohuar kulturën dhe historinë që ajo mbante në vetvete.

Kurti përshëndeti rezistencën e artistëve dhe qytetarëve që mbrojtën teatrin deri në këto momente, ndërsa theksoi se arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet.

"Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb 1 200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional. Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli. Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave. I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë", shkruan Kurti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Shembja e TK në Tiranë/ Artistët kosovar anulojnë shfaqjet në shenje solidariteti: Ai Teatër ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht

KOSOVË- Në shenjë solidariteti me shembjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri, Teatri Kombëtar i Kosovës, por edhe teatrot e tjera në disa qytete të vendit kanë anuluar shfaqjet e planifikuara online.

"Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht", shkruhet mes të tjerave në reagimin e tyre.

"Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” - Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” - Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” - Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri - Kukaj”, anulojmë shfaqjen "Skenderbeu ose dashuri dhe liri", e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht", shkruhet në reagimin zyrtar.

Postimi i plotë i Teatrit Kombëtar i Kosovës

Ora 10:46
Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë në mbështetje të protestuesve: Lironi territorin e zaptuar

1589710132_bojkeni.jpg
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kanë qenë të pranishëm në protestën që po ndodh pranë Teatrit Kombëtar, që po prishet nga fadromat e IMT.

Pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë rreshtuar në krah të qytetarëve dhe artistëve që për më shumë se një vit kanë dalë kundër shembjes së godinës së teatrit. Për mbrojtjen e saj u krijua edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit duke bërë një rezistencë të fortë , por që gjithçka u mbyll sot me prishjen e godinës.

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi i kërkon policisë të çlirojë sheshin pasi vendimet nga Bashkia dhe qeveria janë të paligjshme. “Teatri mund dhe do të ringelet. Në këto raste qytetarët ngrihen në rezistencë. Të lirohet territori i zaptuar na vendime anti- ligjore. Kërkojmë nga Policia të çlirojnë sheshin e Teatrit. Teatri i përket artistëve dhe popullit, jo qeverisë dhe diktaturës”- u shpreh Boiken Abazi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALBIN TRU PESHKU: 18/05/2020 10:30

    O albin o tru peshk e regullove Kosovën e tani meresh me Shqiprin. Po ty të vun hurin në byth e të nxorën me shkelma nga kryeministër se ishe tru peshk o albin suma o pjell e sërbit kok shinik.

    Përgjigju
  • Avokate.Miranda Fishta-Paci, Amerike...: 18/05/2020 08:35

    Albin Kurti, ky klysh i Serbise i kamufluar si "hero" per ndryshimin e Kosoves, te mos HYJE me ne Shqiperi. Nje tjeter filo-Serb e filo-Bolshevik i Prishtines te mos lejohet te hyje me ne Tirane e Shqiperi.

    Përgjigju
  • Çunat e Tirones, rruga e Kavajes.: 18/05/2020 08:32

    Albin Kurti je nje mosmirenjohes dhe pervers i stilit Serb, qe del ne mbrojtje te Opozites me kriminale ne Shqiperi deri me sot, qe kerkon nepermjet marionetave (fat qe as 2% e Aktoreve shqiptare nuk jane ne mbrojtje te ngrehines tashme te rrafshuar per tu ngritur me ne fund pas nje shekulli Shtet Shqipetar, nje teater Kombetar i formatit te kohes, modern dhe shume funksional, po per te miren e Artisteve dhe Publikut), te diktoje gjithcka ne Shqiperi, kur populli ka Votuar me shumice derrmuese PS dhe Edi Ramen per te drejtuar vendin. Albin Kurti je zgjatim i Serbise ne Prishtine, sic jane Berisha e Meta ne Tirane, por s'do vonoje dita qe do perfundoni ne kazanin e mbeturinave kombetare (pse Jo dhe burg, se boll keni lyer duart me poshtersi).

    Përgjigju
  • Kalsiander: 18/05/2020 04:07

    Albin je shumë larg realitetit. Tashmë dihet që deklarat tuaja jan thjesht kundra Ramës dhe asgjë më shumë. Ke përgjegjësin e Kryeministrit dhe duhet të flasësh si i tillë dhe jo si kryetari i VV apo zëdhënësi i PDs. Duhet të jesh i qartë që siç ishin ata që protestonin atje dhe ushtronin dhunë ndaj policise së shtetit ashtu ishin edhe pjesa tjetër që mund të jetë pro apo kundër një vendimi që thjesht ishte në shtëpi dhe nuk do të bëhet mish për topat e politikës.Harron që Rama ka mazhorancë të padiskutueshme dhe gëzon popullaritet në popull ndersa ju në Kosovë nuk më rrezulton i tillë. Vitin tjetër kemi zgjedhjet, le ta peshojm punën e qeveris me votë.

    Përgjigju
  • Ela: 18/05/2020 03:01

    Shiko hallet brenda Kosoves, mos u mer me Shqiperine keni nje jete qe vetem prej jush dhe mostrat tuaj te shitur jane bere remuje ne shqiperi

    Përgjigju
  • Taulant: 17/05/2020 22:41

    Po rri o Albin merru me hallet e tua, se te ka rreshkitur toka nen kembe. Rames i rruan topet ti marksisti i vogel i shekullit XXI.

    Përgjigju
  • fredi: 17/05/2020 22:22

    nuk e ka me teatrin por me mocionin pasi mendon apo i kane thene qe te hoqi rama per 50 dite nuk i del e marazi kollaj

    Përgjigju
  • Teo: 17/05/2020 21:34

    Po ju zotni c'pune keni qe nderhyni ne punet e brendeshme te nje vendi tjeter,shikoni punen tuaj aty qe nuk dini ku keni veten tuaj akoma.Me Shqiperine duhet miqesi dhe jo armiqesi.

    Përgjigju
  • Dangellia: 17/05/2020 19:28

    Po po albini i duket vetja si aladini ik ore shiko punet e tua ti ci fut undet ketu ti miku i sali tradhetarit !???????apo te dha urdher krimineli?????

    Përgjigju
  • peoples: 17/05/2020 18:48

    PPo ky majmuni cdo e ndriti ne Kosove dhe tani do te beje corbe dhe Shqiperine.cpune ka ky me atdheun tone te dashur.?

    Përgjigju
  • MallaKASTRIOTI: 17/05/2020 18:25

    JA DHE ZEDHENSI I SALIUT-ALBIN KURTI 51 DITE KM I KOSOVES.E RREGULLOI ĶOSOVEN KY POR DO TI JAPI MEND EDI RAMES.E THONE MANDEJ SEFAIN E KAEDI KUR ALBINI BEHET ME SALIKRIMIN. PO SHTE DUHET O ALBIN TA KRUASH ME GJETHE FIKU.RRI NE HALLIN TEND.MERRU ME VUÇIÇIN E JO ME RAMEN.SE RAMA ESHTE BURR-SHTETI E JO CAPACULSI TI. -SHKRIE VV NE TIRANE SE JE BERE SI BUJAR BUKOSHI NE 98 QE DOGJI TIRANEN ME SB.

    Përgjigju
  • Orli: 17/05/2020 18:07

    Ik o albin kurva,llapaqen i certifikuar qe cfare thote sot te kunderten e ben neser.O fol e mba,o dhit e ha!

    Përgjigju
  • Velo: 17/05/2020 17:47

    Po ik o Albin kush ta vërshëllen ty, ti një copë gam gam je, fatkeqësi e Kosovës që ka politikan si ty...

    Përgjigju
    • O Velo: 17/05/2020 18:04

      Po gam gam ben qeni?

  • Loku Loku: 17/05/2020 17:18

    Albin Kurti suxhuk Kosove.

    Përgjigju
    • Peja: 17/05/2020 18:59

      C(k)sri i Kosoves

  • Like: 17/05/2020 17:13

    Ik o fytyre e balsamosur nuk te ka pelqyer asnje here rama po ai po te padtron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura