Shembjet e ndërtimeve pa leje, IKMT vijon pastrimin nga inertet! Çuçi: Në vijim operacioni do të zhvendoset në zona të tjera, veç Ksamilit dhe Velipojës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se krahas shembjeve po bëhet edhe pastrimi i zonave nga inertet. Ai paralajmëron gjithashtu se në vazhdim të këtij operacioni mjetet e IKMT do të nisin shembjen e objekteve edhe në zona të tjera veç Ksamilit dhe Velipojës.

“Operacioni “Bregdeti Ynë”- Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare. S’ka kohë për pushim e as do të tërhiqemi nga vendosmëria për të çliruar bregdetin nga gjithfarë ndërtimesh e strukturash të ngritura pa leje. Mjetet e IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë në ditët në vazhdim operacionin edhe në zona të tjera bregdetare. Kemi një hartë të plotë ku janë evidentuar qartë të gjitha objektet. Shembja e tyre edhe çlirimi i hapësirave të zaptuara është vetëm çështje ditësh, thotë Çuçi.

Në javën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” u shembën në Ksamil e Velipojë 35 objekte të ngritura pa leje, me strukturë betoni dhe metalike. Qindra objekte të tjera pritet të shemben deri në fund të qershorit përgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Ndërtimet pa leje, IKMT nis aksionin edhe në Shëngjin! 10 objekte në plan për t'u shembur

 

Aksioni i IKMT për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur pasditen e sotme dhe në zonën turistike të Shëngjinit. Fillimisht aksioni ka nisur në vendin e quajtur "Rana e Hedhun", për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, rezulton se janë rreth 10 objekte në plan për t'u shembur, në kuadër të aksionit “bregdeti ynë”. Në mbështetje të IKMT kanë shkuar edhe policia dhe inspektorati Vendor i Bashkisë Lezhë.

 

Ora 15:01
Vazhdon aksioni i IKMT-së në Ksamil për shembjen e ndërtimeve pa leje

Aksioni i IKMT-së ka vazhduar në ditën e tij të 8 në Ksamil. Fadromat kanë shembur një pishinë pranë një hoteli në qendër të Ksamilit. Objekti nuk figuronte te ishte as në proces legalizimi as në proces gjyqësor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Himarës, Rama: Përpjekjet për të penguar zgjedhjen e kryetares sipas ligjit dështuan!

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Himarës, Rama: Përpjekjet për të penguar zgjedhjen e kryetares sipas ligjit dështuan!