Reportazhi i Corriere Della Sera: Potenca ku 40 vjet pas tërmetit, 350 familje jetojnë ende në gërmadha

Reportazhi i Corriere Della Sera: Potenca ku 40 vjet pas tërmetit, 350 familje jetojnë ende në gërmadha

Provinca e Potenzas në Itali

Bashkia e Tiranës thotë se gati një vit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, shumica e familjeve të Tiranës që pësuan dëme të rënda në banesat e tyre individuale, po futen në banesat e tyre të reja, të rindërtuara. Sipas tyre qindra familje të tjera me dëme më të lehta, i kanë marrë tashmë pagesat. Kjo nuk eshte e lehte, kur edhe vende si Italia, me nje potencial ekonomik te pakrahasueshem, kane veshtiresi si rasti i Potencas ne kete reportazh te Corriere Della Sera.

Në një reportazh të bërë nga Corriere Della Sera për provincën e Potenzas në Itali, Claudio Del Frate shkruan se koha duket se ka ndaluar që pas tërmetit në këtë zonë.

Në 23 Nëntor të vitit 1980, një tërmet i fuqishëm shkatërroi gjithë zonën, duke shkaktuar 2.900 viktima. E teksa kanë kaluar 40 vite nga tragjedia, 350 familje në Bucaletto të Potenza-s jetojnë ende në ndërtesa parafabrikate, të cilat asokohe u ndërtuan për të strehuar provizorisht ata që mbetën pa një çati mbi kokë.  Corriere della Sera shkruan se pavarësisht kohës që ka kaluar dhe parave të alokuara për dëmet e tërmetit, banorët jetojnë ende në gërmadha.

2020 dukej një vit shpresëdhënës për banorët e Potenza-s, por pandemia botërore e Covid 19 bëri që çdo gjë të bllokohet sërish.

Qëllime pozitive

Sipas planit urbanistic, provinca e Bucaletto-s do të shndërrohej në një kampus universitar, një qytet model i rilindur. Njëkohësisht, po mendohej për ata që panë shtëpitë e tyre të rrëzoheshin para syve, kur tërmeti 6.9 ballë goditi zonën. Kështu që, mes viteve '81 dhe '82, u ndërtuan shtëpi prej druri dhe betoni në periferi të zonës.

"Po flasim për shtëpi 40-70 metër katror", thotë Rocco Quaratino, Presidenti i shoqatës "Città bella", që në atë kohë, kur tërmeti goditi vendin, ishte 13 vjeç, ndërsa tani është 53. Ai vijoi duke thënë se shtëpitë asokohe u përdorën për t'u dhënë një strehim të përkohshëm familjeve që mbetën në rrugë. "Edhe familja ime ka jetuar në një shtëpi të tillë, por për një kohë të shkurtër", theksoi ai.

Veteranët dhe të ardhurit

Jo të gjitha familjet e Bucaletto-s kanë pasur të njëjtin fat; vetëm 350 prej tyre janë ende në ndërtesat e parafabrikuara, pavarësisht 66 miliardë eurove të alokuara gjatë gjithë vitit 2010.

"Jo të gjithë banorët e zonës janë veteranë të vërtetë të tërmetit të vitit 1980, por 10-15% e tyre po", tha presidenti i "Città Bella".

Një pritje 40-vjeçare

Është ende mistër pse ende pas 40 vjetësh, askush nuk ka qenë në gjendje të heqë ndërtesat e parafabrikuara dhe t'i zëvendësonte ato me ndërtesa të reja. Paratë nuk ishin problem: ato që duhej të shpenzoheshin për rindërtim, kohët e fundit iu shtuan edhe 38 milion, të vendosura në dispozicion të Basilicata-s nga ligji për rizhvillimin e periferive. Rajoni gjithashtu, ka ndarë 15 milion për të ndërtuar 150 banesa. Dukej koha e duhur, por nuk kishte asnjë studim gjeologjik mbi tokën në të cilën do të ngriheshin themelet, raporti i teknikëve pritej në mars, përfshirë edhe izolimin nga Covid-19, e sërish pritja për banorët e ndërtesave parafabrikate është shtyrë akoma.

"Sigurisht që, nuk është çështje parash, por vullneti politik. Të gjitha administratat që morën drejtimin e qytetit, të djathta apo të majta, e përdorën këtë zonë për premtimet e tyre elektorale, por lanë gjithçka ashtu siç ishte. Ne nuk dorëzohemi, jemi të zemëruar, por në të njëjtën kohë jemi të vëmendshëm ndaj asaj që mund të ndodhë", përfundoi Rocco Quaratino.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ToniCH: 20/09/2020 19:59

    Paskeni morr shtet te fort me krahasu me Shqiprin mo?!! Pse ca ju duket Italia ju? Mo mut se Shqiperia eshte pranaj shif e merrni per shembull noj shtet tjeter jo italin e gerqin se na lodhet byt...me keto pseuo shtete gjasme me te forta se Shqiperia....merrni shembull Anglin, Zviceren a Austrin jo dava Italie e greqie

    Përgjigju
    • Turi: 20/09/2020 22:13

      Ne me leket e falura nga italia ndertojm tiranen

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës