TIRANË- Ish-ministrja e jashtme, Majlinda Bregu e ka vlerësuar Shengenin Ballkanik si një vendim pozitin, një histori në zhvillim. Tashmë në rolin e Sekretares të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Bregu thekson se qëllimi i saj është bashkëpunimin rajonal, me anë të së cilit synohet integrimi në Bashkimin Europian.
"Për RCC, bashkëpunimi rajonal është një histori në zhvillim. Kemi marrë shumë pyetje për takimin e Ohrit. Dëshiroj të jem e qartë. RCC është e angazhuar tërësisht për bashkëpunimin rajonal, pasi për ne është një histori në zhvillim. Bashkëpunimi rajonal merr kuptim kur synimi final është integrimi në BE. Ne besojmë se çdo nismë për heqjen e barrierave në rajon, duhet të merret në konsideratë”, thotë Bregu në një video në rrjetet sociale.
Shengeni Ballkanik ka shkaktuar shumë reagime, ku më të ashprat kanë qenë nga përfaqësuesit të Kosovës. Si fillimishte presidenti Thaçi i cili tha se Kosova refuzon të marrë pjesë me argumentin se synimi i tyre është integrimi në BE dhe në NATO. Më pas ishte Isa Mustafa, kreu i LDK-së që e cilësoi si një "Jugosllavi të vogël" dhe së fundit fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albrin Kurti. Ky i fundit i ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" e cilësoi si një vendim i nxituar dhe i bëri thirrje Ramës të mos ngutej. Megjithatë, në konferencën e përbashkët që patën liderët e këtij Shengeni, kreu i qeverisë shqiptare theksoi së pari se ky Shengen nuk është një formë presioni ndaj BE-së (siç pretendon opozita) dhe se kurrsesi nuk është në dëm të Kosovës, për të cilën u shpreh se zgjodhi që të vetë- përjashtohej.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1298
Lajme të tjera
-
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
23 Prill, 13:05
-
Bonusi i bebes, nga viti 2019 përfituan mbi 210 mijë fëmijë
23 Prill, 08:18
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Programi për kujdesin e shikimit, mbi 55 mijë fëmijë kryen kontrolle
22 Prill, 12:50
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
Pamje magjike nga Parku Kombëtar i Alpeve, flokët e borës bien mbi lulet e pranverës (Video)
21 Prill, 21:15
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike se bëri ironi me emrin e tij në kohën e fushatës
20 Prill, 08:19
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29