SHËNIM/ Çifti Bardhi-Noka trulloset pas përgjigjeve të Veliajt, 'harrojnë' akuzat kundër njëri-tjetrit për vila 700 mijë euro
Gazment Bardhi dhe Flamur Noka
Dje kryebashkiaku Erion Veliaj i përmendi dyshes së Berishës, Bardhi-Noka, akuzat që këta i bënin njëri-tjetrit deri para 1 muaji, për fshehje pasurie dhe vila 700 mijë euro në pronësi, dhe vuri në dukje se me sa duket, në PD, të bëjnë kryetar nëse shpif për kolegët.
Sot, nga Berati, dyshja Bardhi-Noka lëshuan një batare me akuza kundër Veliajt, siç duket të prekur nga konstatimi i kryebashkiakut të Tiranës. Dyshja e bashkuar me sforco nga Berisha, duhet të jenë trullosur shumë nga fjalët e Veliajt, saqë sot u dukën se u kishte djegur.
Sa për kujtesë, shoku i rigjetur i Flamur Nokës, Gazment Bardhi, e akuzonte këtë të fundit se shoqërohet me trafikantë droge, që kanë mbushur Britaninë me lëndë narkotike dhe pastruan lekët në Shqipëri.
“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar”, shprehej para pak javësh Bardhi.
Po meqë Noka shoqërohet me trafikantë, po tani që shoqërohet me Bardhin, a janë të dy trafikantë droge?
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?
-
PO
60.3%
-
JO
32.4%
-
NUK E DI
7.3%
Vota total: 2141
Lajme të tjera
-
Veliaj në SPAK, Valteri: Nuk mu duk i shqetësuar! Protesta? S’trembemi nga Gaz Bardhat! Analisti: Kryebashkiaku, lojtar i fortë
30 Prill, 21:22
-
Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë
30 Prill, 20:10
-
Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit 'Qytetar Nderi' për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin
30 Prill, 18:42
-
Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën
30 Prill, 18:15
-
Veliaj: Inkurajoj Dumanin të ecë përpara! Protesta për halle personale, nuk largohem! Kush është burrë të zbresë nga ballkoni e paralelet e të shkojë para SPAK
30 Prill, 17:42
-
Erion Veliaj 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Isha si bashkëpunëtor! Dhashë të gjitha shpjegimet! Ndihem i lehtësuar
30 Prill, 08:52
-
Kuvend/ Opozita: Parlamenti të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai3! PS: Sulm i turpshëm, balta e Tiranës u paketua edhe në italisht
29 Prill, 17:19
-
Betohen 8 shtetas të rinj, Veliaj: Pema me kokrra gjuhet me gurë e molotov! Kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori suksesi
29 Prill, 15:42
-
Konferenca e Kryetarëve, Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen! Kreu i grupit të Rithemelimit kërkoi interpelancë me Ramën për emisionin e RAI 3
29 Prill, 12:23
-
Komisioni i Ligjeve debat për konkursin e Magjistraturës, Bardhi: Rakipi të vijë këtu, mbushi drejtësinë me patronazhistë! Reagon Majko: Po e politizoni
29 Prill, 12:14
-
SONDAZHI/ Veliaj fiton sërish nëse përballet sot në zgjedhje me një kandidat të Berishës ose Metës
29 Prill, 09:21
-
Protestat e Rithemelimit, Veliaj për Report Tv: Dogjën bashkinë, monument kulture! Ditët e ardhshme dorëzoj vetë dosjet në SPAK me informacione për të gjitha çështjet
27 Prill, 18:13