Shenjat më me fat të shtatorit! A është horoskopi në anën tuaj këtë muaj?!

Shenjat më me fat të shtatorit! A është horoskopi në anën tuaj këtë muaj?!

Foto ilustruese

Tashmë vera mbaroi dhe ju guhet të shikoni përpara, t’i riktheheni punës fuqishëm dhe të vini në jetë projektet që mund të keni menduar. Dhe kjo është periudha më e duhur! Por kini kujdes, jo të gjithë e kanë këtë mundësi, pasi shtatori do të jetë një muaj me shumë fat për personat që i përkasin shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Peshores.

Tashmë vera mbaroi dhe ju guhet të shikoni përpara, t’i riktheheni punës fuqishëm dhe të vini në jetë projektet që mund të keni menduar. Dhe kjo është periudha më e duhur! Por kini kujdes, jo të gjithë e kanë këtë mundësi, pasi shtatori do të jetë një muaj me shumë fat për personat që i përkasin shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Peshores.

Demi: ju jeni artist dhe motoja juaj është "jeta"

A ndiheni më kreativë se zakonisht? A nuk ju duket se në gjithçka fshihet një poezi? A ka përreth jush ngjyra më të gjalla se zakonisht? Kjo ndodh për shkak se Dielli është në harmoni me Hënën dhe ndodhet në rrezen tuaj, duke ju bërë më krijues, me më shumë dëshirë për t’u argëtuar dhe për të gëzuar nga jeta. Por kjo nuk është gjithçka, sepse Mërkuri - planeti i komunikimit - ju bën të jeni më të lidhur me talentin dhe perspektivat tuaja të anës artistike.

Ky është muaji perfekt për të bërë plane, si edhe për të gjetur mundësinë e ndonjë lidhjeje emocionale dhe, në përgjithësi, për të qëndruar të hapur ndaj të gjitha përkufizimeve të ndryshme të "argëtimit". Këtë muaj, ju keni një shpirt artisti dhe do të realizoni gjithçka që dëshironi.

Virgjëresha: është koha për t’u ndier më i sigurt se asnjëherë më parë

Shtatori është muaji i rikthimit të Diellit në shenjë, prandaj shijoni vizitën vjetore të Diellit në hapësirën tuaj për të bërë gjithçka keni dashur. Kjo periudhë, për ju do të thotë më shumë siguri dhe besim. Energjia e re e Diellit do t’ju motivojë të bëheni njeri më i mirë sesa keni qenë ndonjëherë. Ju, aktualisht, i keni sytë mbrapa duke analizuar gjithçka keni kaluar dhe sa keni arritur, por mos harroni se keni çdo arsye të ndiheni krenar për udhëtimin deri më tani dhe, ç’është më e rëndësishmja, për atë që pritet të vijë.

Kjo është gjithashtu një kohë për të planifikuar të ardhmen, për të shqyrtuar gjithçka keni bërë dhe për të bërë ndryshime të mira. Në tërësi, kjo nuk është koha për të nënvlerësuar sa pushtet keni të vërtetë, nuk ka as kohë për të menduar për gjëra të vogla. Potenciali juaj është shumë i gjerë. Keni inteligjencë dhe logjikë që mund të mësoni me shpejtësi dhe të deshifroni çdo mister që bota ju sjell. Keni aftësinë për të bërë për vete gjithçka që dëshironi.

Peshorja: keni të gjithë fatin e botës në anën tuaj

Gjysma e parë e muajit do të jetë energjike për ju, derisa Dielli të kthehet edhe në anën tuaj shpirtërore, duke e bërë muajin shtator një muaj thellësisht meditativ dhe imagjinar në funksionin tuaj. Në të njëjtën kohë, Venusi, planeti juaj, do të jetë mbi Peshore, duke ju bërë të pushtoheni nga ndjenja pozitive, romanca, dashuri dhe miqësi, sipas revista class. Tregojeni të gjithë mirësinë që keni, sepse kur Dielli hyn në Peshore, fillon një periudhë e re fuqie dhe besimi të plotë.

Ndërkohë, gëzojuni çdo gjëje që keni rreth vetes. Eksploroni botën me zotësinë dhe perspektivën tuaj. Gjeni paqen brenda vetes përmes aktiviteteve meditative dhe mbusheni shpirtin duke bërë gjëra të bukura. Në këtë moment, çdo njeri në botë dëshiron t’ju njohë.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët