Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Ruçi: Të udhëhiqemi nga dashuria, e jo mëria

Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Ruçi: Të udhëhiqemi nga dashuria, e jo mëria

Shën Tereza, margaritari më i çmuar i kombit, e ka quajtur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçin Nënë Terezën. Në mesazhin e tij në ditën e shenjtërimit të saj, Ruçi shkruan largimi i saj në këtë botë, solli lindjen e Shenjtores Terezës, e cila u vlerësua për misionin e saj. Në fund, ai e mbyll me një mesazh politik.

“Më 5 shtator 1997 kombi shqiptar dhe gjithë bota, të varfërit, të sëmurët dhe të pambrojturit anembanë Globit humbën Nënë Terezën. Rreth dy dekada më vonë Papa Françesku do të na e “kthente” të gjithëve, tanimë Shenjtoren Tereza, e cila do të vazhdojë përjetësisht tu japë dritë, buzëqeshje, besim e shpresë miliarda njerëzve, adhuruesve e besimtarëve.

Shën Tereza ishte heroina e dhimbjes dhe e dashurisë njerëzore, apostullja e të varfërve, e të dobtëve dhe e të pambrojturve. Shën Tereza ishte dhe do të jetë përjetësisht inspirim sipëror i humanizmit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë. Ne, shqiptarët, kemi një arsye më shumë për ta kujtuar e për tu krenuar me këtë grua, nobeliste, Nënë dhe Shenjtore,  me margaritarin më të çmuar të kombit tonë. Është detyra dhe nderi ynë që t’i bëjmë pjesë të jetës,  pasurisë sonë shpirtërore kombëtare dhe sjelljes e veprimeve tona të përditshme  mësimet e saj.

Të udhëhiqemi e ndriçohemi nga dashuria e toleranca dhe të mos na errësohen gjykimet nga mëritë dhe urrejtja", shkruan Ruçi.


Lajmi kryesor:

Nënë Tereza/ Meta: Frymëzim për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe! Basha: Sot, një ditë reflektimi


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale