Në 32-vjetorin e varjes me litar të poetit kuksian Havzi Nela bashkëshortja vendos lule tek busti, kërkon drejtësi: Më plagosën zemrën (VIDEO)

Në 32-vjetorin e varjes së poetit disident Havzi Nela, bashkëshortja e tij, Lavdie Nela vendos lule me lot në sy në bustin e martirit të demokracisë, ngritur në qytetin e Kukësit pranë gjimnazit të qytetit që mban emrin e tij.

Ajo kërkon hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të saj. Lavdije Nela thotë se përgjatë gjithë kësaj periudhe asnjë institucion drejtësie dhe qeverie nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes së poetit.

"Më vrau shpirtin, më plagosi zemrën, më nxiu jetën, më prishi lumturinë, më preu ëndrrën, më prishi shpresën, më tmerroi rininë sepse populli i Kukësit meriton të jetojë në liri se sot diktatura është në të gjitha qytetet e Shqipërisë si në vitin '67 kur u arratisëm", tha ajo.

Ishte data 10 gusht 1988, ora 02:00 të mëngjesit kur ai mbylli sytë përgjithmonë pasi u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit, pas miratimit përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar nga Ramiz Alia. Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh  në kampet famëkeqe të komunizmit, u mbyll në burgjet e Burrelit dhe Spaçit e me pas ne 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut. Poeti ka qenë gjithmonë kundër diktaturës dhe nuk u pajtua kurrë me rregullat komuniste. Përmes vargjeve prekëse ai gjithmonë shprehte mllefin që ndjente nga regjimi monstruoz dhe ndjenjën për lirinë që nuk e provoi kurrë.

Më 22 maj të 1967-ës ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua dhe gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Më pas iu shtuan edhe tetë vite në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. Ai u la i lirë për një kohë të shkurtër, por më 12 tetor të vitit 1987 ai u arrestua dhe internua në fshatin Arrën. Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje.

Vetëm pas 30 vitesh, bashkia e Kukësit në vitin 2018 vendosi bustin e tij dhe rindërtoi shtëpinë muze në Kollovoz, fshatin e lindjes, ndërsa emrin e tij e mban gjimnazi i qytetit.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 10/08/2020 11:50

    Lavdi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior