Shënohet viktima e 12 me koronavirus! Ndërron jetë 82-vjeçarja, vuante nga hipertensioni, astma dhe reumatisma

Shënohet viktima e 12 me koronavirus! Ndërron jetë 82-vjeçarja, vuante nga hipertensioni, astma dhe reumatisma

Bilanci i viktimave në vendin tonë me koronavirus ka vajtur në 12, ku dy viktimat e fundit janë shënuar brenda 24 orëve.

Gjatë mbrëmjes së të hënës ka humbur jetën një 82-vjeçare nga Tirana me iniciale L.M. duke shënuar viktimën e 12 me koronavirus në Shqipëri. E moshuara vuante edhe nga një sërë sëmundjesh të tjera shoqëruese si astma bronkiale, hipertension, podagra (sëmundje reumatismale).

Prej 5 ditësh ajo ndodhej në Spitalin Infektiv ku po trajtohej, por dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe nuk arriti të mbijetonte.

"E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi. Ajo vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Po mëngjesin e sotëm ka humbur jetën dhe një 79-vjeçar nga Tirana, me inicialet B.H., i cili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej 18 ditësh. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak.

Sot në vend u shtuan 11 raste të reja, dy prej të cilëve në Vaun e Dejës dhe deri në këto momente në Shqipëri rezultojnë të prekur nga koronavirusi 223 persona, me të cilëve 74 pacientë ndodhen të shkruar në Spitalin Infektiv. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 7 prej pacientëve janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar.

Tirana është qyteti më i prekur nga COVID-19, ku 124 raste rezultojnë të infektuar dhe ndiqet nga Fieri, Shkodra, Tropoja dhe Korça.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen