Shërbimet online në QKB/ Rama: S'ka më pritje në radhë, biznesit i kursehet koha

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama shprehet se gjatë vitit të kaluar, rreth 11 mijë biznese aplikuan për licencë në Qendrën Kombëtare të Biznesit duke shpenzuar 115 ditë kohë në radhë për aplikimin dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma të administratës.

Por nga 1 janari, vijon më tej Rama, aplikimi kryhet vetëm online në platformën e-Albania duke iu kursyer bizneseve 115 ditë kohë në vit.

Nëpërmjet një video informuese, Rama thotë se nga shërbimi online nuk ka më radhë për biznesin. “Tani aplikimi për licencën në Qendrën Kombëtare të Biznesit bëhet online në pak minuta në https://e-albania.al.

Vitin e kaluar 11,000 biznese aplikuan për licencë duke shpenzuar 115 ditë kohë në radhë për aplikimin dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma të administratës.

Sot bizneseve u kursehen 340 ditë pritje në radhë dhe mbledhjen e dokumentacionit shoqërues me vula e firma shtetërore e bëjnë vetë punonjësit e QKB” deklaron ai.

Me fillimin e vitit  472 shërbime kaluan online.  Por si mund të bëhet një aplikim online? Çdo qytetar mund të regjistrohet te e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet shoqëruese që jepen nga shteti sigurohen nga punonjësi, ndërsa qytetari duhet të bashkëngjisë vetëm vetëdeklarimet dhe dokumente që jepen nga privati.

Te e-Albania do të gjeni edhe listën e shërbimeve që do të aplikohet vetëm online. Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin. Ky proces transformues rrënjësor sipas kryeministrit do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht ryshfetin.

Ndërkohë që në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime. Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak javë më parë e cilësoi si një nga shtatë prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2020 (lexo ketu).

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i duhet vendit një klasë krejtësisht e re politike?

Komento