Sherr dhe përplasje fizike mes aktivistëve të Aleancës për Teatrin. Shkak mungesa e transparencës për fondet?

Sherr dhe përplasje fizike mes aktivistëve të Aleancës për Teatrin. Shkak mungesa e transparencës për fondet?

Një përplasje e fort  verbale që ka shkuar deri në përplasje fizike ka ndodhur sot mes aktivistëve të  “Aleancës për Tetarin”. Debatet kanë nisur qysh paradite, ndërsa pasqyrojnë tensionin e ditëve të fundit, kur një grup në të cilën bëjnë pjesë Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Edmond Budina, etj., duket se kanë krijuar shqetësim për aktivistët e tjerë me arrogancën për mungesën e transparencës dhe përpjekjen për të diktuar aksionin politik të aktivistëve.

Disa prej aktivistëve grupuar rreth Kastriot Çipit, Elona Casllit, Mirela Jorgos kanë debatuar dhe për pak situate ka shkuar deri tek përleshja fizike nëse nuk do të kishte ndërhyrë një punonjës I policisë private I pranishëm aty.

Në qendër të debatit duket se janë mungesa e transparencës për fondet e mbledhura, dhe akuza të ndërsjella mes tyre për implikime politike.

Pas sherrit që degradoi në dhunë fizike, shumë aktivistë kanë lëshuar sheshin e Tetarit, ndërsa po përpiqen të vazhdojnë debatin në forma të tjera.

Aleanca për Teatrin u organizua të mbledh ndihma ditët e fundit në ndihmë të familjeve të prekura, por disa nga dhuruesit shprehën hapur dyshimet, pasi grumbulluesja e fondeve Adriana Kalaja, kërkonte t'i paganin ato “cash” pranë saj dhe jo në ndonjë llogari bankare. Pas shumë shqetësimesh të tilla, kanë nisur debatet që sot duket se degraduan dhe në dhunë fizike. /GazetaTema

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 07/12/2019 13:50

    Kalaja nuk po ben mbledhje fondesh per humanizem por per xhepin e saj bashke me ate drogagjiun Liçaj. Keto jane turpi i botes. Shiko se ku e kane mendjen aleanca per teatrin, vetem tek perfitimet per vete dhe kurre nuk kane hallin e teatrit. Flasin per hajdute dhe harrojne se vete jane hajdutet me te medhenj.

    Përgjigju
  • BRSS: 07/12/2019 09:20

    NJERZIT ME TE DEGJENERUAR

    Përgjigju
  • njaci: 06/12/2019 23:00

    Keta jane turpi i kombit, aty jane mbledhur nje tufe me hajdute dhe keta hajdute do shpetojneate salle te turpshme se vete jane te turpshem.

    Përgjigju
  • Sula: 06/12/2019 22:52

    Jeni bo gazi botes oj aleanca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Përse Ilir Meta sulmoi Antonio Di Pietron?

Ylli Pata: Përse Ilir Meta sulmoi Antonio Di Pietron?