ELBASAN- Dy grupe të rinjsh janë përplasur në një sherr masiv mes tyre në Elbasan mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Emin Matraxhiu' ose e njohur si lagja e 'Kinezëve' dhe sherri ka ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit.
I plagosur raportohet nga policia se ka mbetur shtetasi me inicialet L.I. që u ndodhet në spitalin e qytetit. Policia mohon të ketë pasur të shtëna me armë dhe pse denoncimi i qytetarëve të kësaj lagjeje të bërë në Report TV thonë se ata kanë dëgjuar krisma.
Sipas këtyre qytetarëve që kontaktuan Report TV bëhet me dije se kanë qenë një fugon me rreth 12 djem që kanë zbritur para lokalit të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë sulmuar një grup tjetër.
Numri i të rinjve të përfshirë në sherr mund të jetë mbi 20, ndërsa ka ndërhyrë policia për të ndarë sherrin duke shoqëruar shumë prej tyre.
Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur ngjarja, cilët janë grupet e përfshira në sherr dhe cili ka qenë shkaku i përplasjes mes tyre.
Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar pronarin e lokalit, para të cilit ndodhi sherri, pasi akuzohet se tentoi të prishte provat në vendin e ngjarjes.
Në pranga përfundoi 25-vjeçari me iniciale R.L., pasi tentoi të prishë provat e sherrit, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.
Para lokalit të tij u zhvillua një sherr masiv mes disa të rinjve , ku në spital përfundoi shtetasi me iniciale L.I.
Foto nga vendi i ngjarjes
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
75.2%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 428
Lajme të tjera
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Cërrik/ 37-vjeçari përndiqte të miturën, vihet në hetim
16 Prill, 12:23
-
E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara
16 Prill, 12:19
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 35-vjeçarit në Elbasan
15 Prill, 10:44
-
Kush është 24-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Prrenjas! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes, video kur i bëhet testi i alkoolit
15 Prill, 09:10
-
FOTO/ Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, autoambulanca merr të plagosurin
14 Prill, 11:25
-
Gramsh/ Ngritën sera me kanabis në mes të pyllit, 3 në pranga, 2 në kërkim! Në hetim dhe kryeplaku e inxhinieri i mjedisit
14 Prill, 10:29
-
Prrenjas/ U përplas me makinë nga shoferi i dehur, 24-vjeçarja ndërron jetë pas 5 ditësh në koma! Arrestohet shoferi
13 Prill, 17:30
-
Librazhd, vodhën para në një biznes, kapen dy të rinj, shpallet në kërkim një tjetër
13 Prill, 10:53
Policia qe donim ????? Po ku ka polici , prokurori e gjykata ketu !!!! Ma shtet pa burra e dhjaksash , si sdoli njoni ti vej gjonat ne vend vet ma yahoo . Shtet i degjenerum .
PërgjigjuBejne ashtu se kane dale te gjithe dhe nuk e kuptojne cdo te thote burg, i lini disa miaj ne ambientet e urines atje ne kete vape ta shohin sa garipa jane keta
PërgjigjuJanë rraf me shkopa bejsbolli!!!??? Pse?? Po armët e zjarrit ku i kishin? Se mos janë mbaruar armët dhe sdo kemi më lajme??
PërgjigjuMOND KOSENI JU VJEN HAKUT ATYRE
PërgjigjuUne i pashe vete duke qelluar. Ishte nje person i komunitetit egjyptian.
PërgjigjuCfar kerkonte egjiptiani te lagjia kinezve
Eshte bere si traditë te qellohen dhe me policinë elbasanllinjte
Përgjigju