Tiranë/ Sherr me thika mes dy grupe të rinjsh në Shkozë, vritet 18-vjeçari! Autorët në kërkim (EMRI+ VIDEO)

TIRANË- Një 18-vjeçar është vrarë pas një sherri mes 2 grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në kryeqytet, mbrëmjen e sotme (31 mars) rreth orës 21:50. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se viktimë ka mbetur Aurelio Dervishi, i cili nga përplasja fizike me thika, ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Sipas policisë të rinjtë ishin me dy makina, të paktën nga tre të rinj në të dyja grupet. Aurelio Dervishi ishte pasagjer në njërin prej mjeteve.

Pas një konflikti të çastit mes tyre, thotë policia, ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përleshur me thika mes tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar.

'Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket makina e e të rinjve ku mbeti viktimë Aurelio Dervishi.

Në makinën e autorëve tip Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, që janë në kërkim dyshohet se janë 5 persona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:33
Detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçarit në Shkozë, shoku i tij tregon si nisi sherri

Foto: Policia në vendin ku ndodhi sherri ku humbi jetën 18 vjeçari, Aurelio Dervishi, Tiranë, 31 mars 2024 

Detaje të reja lidhur me ngjarje e rëndë të ndodhur sot në mbrëmje në Shkozë ku humbi jetën Aurelio Dervishi, 18 vjeç.

Policia ka shoqëruar të riun i cili ndodhej në automjetin tip "Audi" bashkë me viktimën. 

Nga deklarimet paraprake të tij, sherri ka qenë i momentit me arsyet pse na shikoni, mes të rinjve. Dy makinat kanë ndaluar afër Rrethit të Shkozës dhe aty janë konfrontuar fizikisht. Më pas, autorët me automjetin Volkswagen Tiguan, ngjyrë gri, dyshohet se janë larguar drejt unazës lindore, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com Sokol Dema. 

Ora 22:44
Kush është viktima e sherrit me thika në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar

1711919253_finalprojekt.00440900.Still178.jpg

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkozë, ku pas një sherri mes disa të rinjve, humbi jetën 18-vjeçari, Aurelio Dervishi.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makina, kur janë konfliktuar fizikisht me thika me njëri-tjetrin.

‘Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 01/04/2024 09:10

    DNA jone fatkeqesisht pse me shikon pse? pse?...

    Përgjigju
  • Kolen: 01/04/2024 06:35

    Mendjen per tu vrar per motive banale e kemi ne shqipot

    Përgjigju
  • poli: 01/04/2024 01:14

    maskarenj,,,autori te kspet dhe te varet,,aty ku e kreu krimin...

    Përgjigju
    • E verteta: 01/04/2024 08:14

      Me kete palo drejtesi qe kemi ne, maksimumido beje 8 vite burg dhe do dale qe andej profesor doktor per krime. Ngushellime familjes se eshte e tmershme.

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Fluks i madh pacientësh në Pediatrinë e QSUT-së, prindër me fëmijë të sëmurë në krahë presin prapa porte (VIDEO)

Fluks i madh pacientësh në Pediatrinë e QSUT-së, prindër me fëmijë të sëmurë në krahë presin prapa porte (VIDEO)