EMRI/ Merret peng një person në Kamëz, e fusin me dhunë në makinë! Policia në ndjekje të autorëve (Pamje vendi i ngjarjes)

KAMËZ- Jan Prenga 49 vjeç është marrë peng nga disa të tjerë në qytetin e Kamzës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:44, në rrugën  “Londër". Sipas policisë gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë me forcë në makinën e autorëve një prej të përfshirëve në sherr. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie që më pas janë vënë në ndjekje të automjetit që është larguar me shpejtësi. Report Tv ka siguruar edhe pamjet  nga vendi i ngjarjes, ku aty ende janë shenjat e gjakut të shkaktuar nga përleshja. Aty është gjetur një këpucë dhe makina që dyshohet të jetë e personit të rrëmbyer. 

Ngjarja e rëndë është parë fillimisht nga një vajzë e vogël, e cila më pas ka lajmëruar disa persona të rritur në moshë, të cilët ndodheshin në krahur tjetër të pallatit, para të cilin ndodhi ngjarja. Autorët u larguan menjëherë prej andej në drejtim të Fushë-Krujës, e ndërsa burime pranë policisë pohuan se mjeti tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë i dyshuar si i autorëve, për herë të fundit është lokalizuar në zonën e njohur ndryshe si “Ura e Gjolës”.

Të njëjta burime pohuan se dyshimet janë për një konflikt të mëparshëm të personave të përfshirë në sherr. Report Tv mëson se personi i marrë peng është pa precedentë penalë, ndërkohë vijon puna për gjetjen e tij dhe kapjen e autorëve.

Vendi ku ndodhi ngjarja

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 17/01/2020 22:37

    Albanistani me kryqytet Kabulin.

    Përgjigju
    • al ta: 18/01/2020 11:21

      po te shohesh mbiemrin duket qe esht venali den baba den o altino. kshu esht kur kane zbritur shpellaret taliban ne qytet dhe thone qe jan pi tironet.....u zjen gjaku i kafsherise dhe shperthejne

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve