Sherr mes të rinjve në Burrel, plagoset aksidentalisht 20-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Burrel, plagoset aksidentalisht 20-vjeçari

Foto ilustruese

MAT- Një konflikt ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar. Policia njofton se i riu që është plagosur aksidentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinj, O.D dhe E.C janë konfliktuar dhe O.D ka qëlluar me armë zjarri. Aksidentalisht është plagosur i riu M.M megjithëse nuk kishte lidhje me konfliktin.

Njoftimi i plotë

Informacion paraprak

Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Raundi i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Raundi i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb