Sherr në avion për ulësen nga dritarja, zihen me grushta britaniku dhe amerikani (VIDEO)

Sherr në avion për ulësen nga dritarja, zihen me grushta britaniku dhe amerikani (VIDEO)

Dy burra janë përfshirë në një sherr pas debatit për sediljet në avion. Ata u konfliktuan dhe nisën të godisnin njëri-tjetrin sepse nuk gjenin dakordësi se cili do të ulej nga dritarja.

Fluturimi u shty me 2 orë. Avioni që nisej nga Malta me destiancion Stansted në Londër. Një dëshmitar tha se sherri nisi pasi një burrë refuzoi të linte tjetrin të kalonte nëpër korridorin e avionit.

“Britaniku nuk e linte amerikanin të kalonte për të shkuar në ndenjësen nga dritarja dhe më pas u shkëmbyen disa fjalë e sharje përpara se të shpërthente dhuna fizike. Të gjithë ishin të mërzitur”, rrëfeu dëshmitari.

Pasagjerët e tjerë në avion janë përpjekur që të ndalin sherrin që degjeneroi në dhunë por pa sukses.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve

‘Paketa e Maleve’, Rama nga Thethi: Mbështetje e re për investitorët vendas që duan të investojnë në tokën e të parëve