Sherr në familje në Tiranë, 24-vjeçarja erdhi nga Greqia, rrahu dhe qëlloi motrën me thikë

Sherr në familje në Tiranë, 24-vjeçarja erdhi nga Greqia, rrahu dhe qëlloi motrën me thikë

Foto ilustruese

TIRANË-Një sherr në familje ka përfunduar me një të plagosur me thikë. Një 24-vjeçare me inicialet A.SH. që kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri nga Greqia, ku jetonte kishte shkuar te banesa e prindërve së bashku me motrën.

Në debat e sipër, 24-vjeçarja fillimisht e ka rrahur dhe më pas e ka goditur me thikë motrën e saj 21-vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motra e madhe e familjes është arrestuar, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe thika.

Ndërkohë që një tjetër rast dhune është regjistruar në Tiranë, ku është arrestuar një 51-vjeçar me inicialet P.S. pasi ushtroi dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur për vrasje, sipas policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/01/2020 07:27

    Domosdo qe njerezit kanë luajtur mendsh sepse dhuna qe u ushtrua në Greqi ndaj shqiptareve për 30 vjet qe shteti shqiptar dhe ambasada nuk i mbrojti kurrë i bëri njerezit të kene probleme mendore. 30 vjet raprezalje greke kundra shqiptareve këto pasoja të lene . Shqiptarët e Greqise janë dhe mbeten me të prapambeturit dhe me të semuret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve