Sherr mes dy të rinjve në një lokal në Shkodër, plagoset me thikë 20 vjeçari

Sherr mes dy të rinjve në një lokal në Shkodër, plagoset me thikë 20 vjeçari

Një sherr me thikë ka ndodhur në një lokal në qytetin e Shkodrës, mbrëmjen e djeshme. Gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve. Si pasojë ka mbetur i plagosur 20 vjeçari Emanuel Gjergjndreaj. Autori i ngjarjes është 24 vjeçari me iniciale K. H., i cili është vënë në pranga nga policia.

Konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku 24 vjeçari pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me mjet prerës (thikë) 20 vjeçarin Emanuel Gjergjndreaj, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi: 02/08/2020 14:40

    Ky sondazh eshte domethenes. Alternativa JO dhe VETEM PS-PD, te dyja bashke bejne 50%. Pra keta jane tifozet e PS apo PD dhe ne fakt perbejne vetem ate elektorat qe voton gjithmone. Pjesa tjeter qe kerkon parti te reja, eshte 50% dhe eshte e paperfaqesuar. Nese del nje alternative e re, qe e bind kete pjese te popullsise te votoje per te, do jete automatikisht fituese. Do merte rreth 50% te votave, nderkohe qe PS dhe PD do ndanin bashke 50% tjeter. Nevojitet nje alternative bindese ama, jo pacavure me Murriz e me Spahia

    Përgjigju
  • dritani: 02/08/2020 13:52

    Me perjashtim te LSI-se qe rezistoi, te gjitha partite e tjera kane deshtuar dhe vetem si shushunja kane thithur fonde ku kane mundur dhe i kane bere mendjet corap duke u hequr shpetimtare! Per mua duhet ta vendose parlamenti ekzistencen e dy partive, PS-PD. Keto te dyja te jene partite parlamentare. Mandej kush te doje le te krijoje parti jashteparlamentare. Kaq idealiste jane sa kam bindjen se kane per te jetuar sa flluskat e sapunit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali