Sherr për pronën mes kushërinjve në Lushnje, 2 vëllezërit marrin çiften dhe qëllojnë babanë me 3 djemtë! Vritet një 30-vjeçar, plagosen 3 të tjerët! Arrestohen dy prej autorëve

Me një bilanc tragjik është mbyllur sherri për pronën mes disa kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën tre të tjerë. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, ku bëhet me dije se viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla ,65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, 31 vjeç dhe Laerti, 32 vjeç.

Autorët e dyshuar të ngjarjes u identifikuan si Kastriot dhe Afrim Hasalla, vëllezër, të cilët qëlluan me çifte në drejtim të kushërinjve të tyre të largët pas sherrit dhe më pas u arratisën! Ndërkohë që në kërkim u shpall edhe Marius Hasalla. Arratia dy prej tyre nuk zgjati më shumë se disa orë, pasi u vunë në pranga të policisë. Blutë e Fierit kanë arrestuar, Afrim Hasallën dhe Marius Hasalla, 20 vjeç, ndërkohë që në kërkim është akoma në kërkim Kastriot Hasalla.

Mësohet se kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, ndërsa ngjarja u regjistrua pikërisht në këtë truall dhe vetëm disa ditë më parë ata ishin përfshirë edhe një debat mes tyre. Mëngjesin e sotëm, Shaip Hasalla, bashkë me tre djemtë shkuan për të punuar tokën, por dy vëllezërit i qëlluan me çifte, duke i marrë jetën njërit prej tyre e duke plagosur tre të tjerët. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë më parë.

Ndërkohë Shaip Hasalla dhe dy djemtë e tjerë të tij janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Viktima Romeo Hasalla

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
Vranë 30-vjeçarin dhe plagosën babain dhe 2 djemtë, arrestohen dy prej autorëve të krimit në Lushnje

Policia ka arrestuar dy prej autorëve të shpallur në kërkim në Lushnje, pasi vranë 30-vjeçarin Romeo Hasallën dhe plagosën babai e tij, Shaip Hasalla,65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, 31 vjeç dhe Laerti, 32 vjeç. Policia ka arrestuar Marjus Hasalla dhe Afrim Hasallën.

'Kapen dhe vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Garunjas të Lushnjës.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.

Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Vrasje në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.'- njofton policia.

 

Ora 09:40
Vrasja në Lushnje, shpallet në kërkim edhe djali i njërit prej autorëve! Gjendet arma e krimit

1627538654_lushnje.jpg

Policia bën me dije se për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku u vra një person dhe mbetën të plagosur tre të tjerë, është shpallur në kërkim edhe një person tjetër. Policia është vënë në kërkim edhe të djalit të Kastriot Hasallës, Mario Hasalla, 20 vjeç. Nuk dihet roli që ka patur i riu në ngjarje. Ndërkohë në kërkim janë dhe Kastriot Hasalla dhe vëllai i tij, Afrim Hasalla.

Njëkohësisht, gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar edhe një çifte, që dyshohet se mund të jetë arma me të cilën autori ka kryer krimin.

Ora 09:31
Vrasja në Lushnje, 50-vjeçari me 3 djemtë shkuan sot në mëngjes për të punuar tokën, por u qëlluan me çifte nga dy vëllezërit! Viktima kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë më parë

1627538665_lushnjee.jpg

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Lushnje, sherri për pronën mes kushërinjve në Lushnje la të vrarë Romeo Hasallë, ndërsa u plagosën babi i tij, Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit, Emiljano dhe Laerti.

Bëhet me dije se dy autorët e dyshuar, Kastriot dhe Afrim Hasalla ishin ën konflikt prej vitesh me familjen e viktimave dhe vetëm disa ditë më parë ata ishin përfshirë edhe një debat mes tyre.

Mëngjesin e sotëm, Shaip Hasalla, bashkë me tre djemtë shkuan për të punuar tokën, por dy vëllezërit i qëlluan me çifte, duke i marrë jetën njërit prej tyre e duke plagosur tre të tjerët. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 29/07/2021 15:07

    Ja ka ba bash si burrat ndaj Birisha u ka dhan armet me mbrojt vedin pronen nderin.

    Përgjigju
  • Arseni: 29/07/2021 06:26

    Punet the zgjidhem me fjale ..jo me arme. ..TURP te kini...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024