Sherr për pronën mes tre vëllezërve në Tiranë, njëri përfundon në polici

Sherr për pronën mes tre vëllezërve në Tiranë, njëri përfundon në polici

Foto ilustruese

Çështjet e pronave janë një nga arsyet kryesore për konfliktet brenda familjes. Një rast i tillë është regjistruar në Tiranë, ku 3 vëllezër janë përfshirë në sherr për tokat.

Policia thotë se ndaloi "shtetasin A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar edhe dhunë fizike".

Edhe në Vlorë ka nisur procedimi penal për një 66-vjeçar nga Dukati, pasi është konstatuar se në vendin e quajtur "Shën Vasil" Karaburun, në afërsi të lokalit të tij dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke ku ka bërë edhe ndërtim pa leje të organeve kompetente.

Ndërkohë në Tiranë dy persona të tjerë janë arrestuar për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bitte selmani Nenes ke te qaje me pare..: 27/05/2020 12:28

    Velleze zenje per nje cope Toke.. Ptuuuu..se kure te vdesin Tokat i marin me vete te zgjuarit .. Grate fusin sherim ,,ndani Grate por jo Tokat ndermjete vellezerve .. Ju vrafte Zoti Ju vrafte ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman