Ekskluzive/ Sherri me grushte me avokatin e futbollistit jashtë FSHF-së? Idrizi: Po të ishte për të rrahur nuk do dija nga t'ia filloja

Ekskluzive/ Sherri me grushte me avokatin e futbollistit jashtë FSHF-së? Idrizi: Po të ishte për të rrahur nuk do dija nga t'ia filloja

Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi, i kontaktuar nga 'Report TV' në lidhje me konfliktin fizik të raportuar nga disa media me avokatin e një prej futbollistëve të tij, mohon kategorikisht që diçka e tillë të ketë ndodhur.

"Po të ishte për të rrahur nuk do dija nga t'ia filloja ... me aq padrejtësi sa i kanë bërë Flamurtarit,"-shprehet Idrizi.

Administratori i Flamurtarit, klubit që këtë sezon zbriti nga kategoria, sqaron se ka qenë një debat pune me avokatin Lorin Burba, i cili ashtu si Idrizi ishin dje në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve për futbollistin Arinaldo Rrapaj, i cili kërkon të largohet pasi nuk është paguar.

Pas seancës që ka zgjatur për disa orë DHZK i ka dhënë të drejtë avokatit Burba dhe 'detyron klubin Flamurtari të shlyejë detyrimet e prapambetura'. Këtë çështje Idrizi thotë se do ta dërgojë në gjykatë ku edhe pretendon se do të gjejë zgjidhje.

Gjithsesi të mërkurën thuhet se jo gjithçka është mbyllur me kaq. Idrizi sipas mediave ka pritur jashtë ambienteve të FSHF-së avokatin Lorin Burba, më të cilin fillimisht ka debatuar dhe më pas është konfrontuar edhe fizikisht.

'Report Tv' kontaktoi edhe avokatin Lorin Burba, i cili nuk preferoi të flasë. Konkretisht ai u shpreh: 'Nuk kam asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Për mua nuk ka çështje fare.'

Për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen është kontaktuar edhe agjenti i futbollistit Rrapaj, Franci Bode, i cili fillimisht konfirmoi se ka fituar çështjen me klubin Flamurtari. Ai më tej pranoi se ka 'patur konfrontime mes Idrizit dhe Burbaj, por që gjithçka është zgjidhur'.

Arinaldo Rrapaj, futbollisti për të cilin ndodhën të gjithë ngjarjet, kërkon të luajë për një tjetër ekip në Superligë. Por dje e kishte të pamundur për shkak se Flamurtari nuk i jepte letrat.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia