Sherri mes biznesmenëve me 4 të plagosur në Laprakë, shkon në 4 numri i të arrestuarve (VIDEO)

MAMURRAS- Pas vëllezërve Arben Seferi dhe Astrit Seferi dhe Viktor Gjergjit, policia ka vënë në pranga edhe Xhevahir Markun duke çuar në 4 numrin e të arrestuarve për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017.

Marku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit policia sekuestroi  2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Në vitin 2017 gjatë sherrit të ndodhur në një lokal në zonë e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka me të cilin dy vëllezërit kishin pasur konflikt të mëparshëm si dhe Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama të tre klientë në lokal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv