Sherri në Berat, tentuan t'i merrnin pistoletën policit dhe e dhunuan, arrest me burg për 3 vëllezërit

Janë lënë në burg tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy ditë më parë në Berat, ku dhunuan një polic dhe tentuan t'i merrnin armën. Mësohet se për Gerald Marinin është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" me afat 30 ditorë, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë u caktua "arrest me burg" pa afat.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ku u përfshinë në konflikt  tre personat që u lanë sot në burg si dhe vëllai tjetër i tyre, Armando Marini që është shpallur në kërkim. Ata u konfliktuan me komshinjtë e tyre Albert Memaj dhe bashkëshorten e tij Olta, ku këta 2 të fundit kanë mbetur të lënduar me gurë. I plagosur mbeti edhe efektiv i policisë Julian Xhelilaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për të qetësuar situatën, por katër vëllezërit tentuan t'i merrnin armën dhe gjatë konfrontimit, arma iu shkrep në brez, duke bërë që polici të marrë një plumb në këmbë. Polici ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

dëshminë e tyre në komisariat, pas arrestimit, tre vëllezërit Marini deklaruan se kishin qenë të pirë dhe se nuk mbanin mend se çfarë kishte ndodhur .

Ndërkohë, e ëma e Albert Memajt, tregoi një ditë më parë se katër vëllezërit i kanë ndihmuar sa herë kishin nevojë dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme. Ajo tha se ata i kishin shkuar në dyqan të dehur dhe se u konfliktuan me djalin e saj për motive banale, duke i thënë se pse mbani njerëz në dyqan dhe pse shikonin nga banesa e tyre. 

1618661848_Sequence03.00001919.Still003.jpg

1618661855_Sequence03.00005620.Still002.jpg

1618661863_berat.jpg

Vëllezërit Marini

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota