Sherri për qiranë/ Pamjet e vrasjes së Agim Arapit në Durrës, gruaja: Autorët ende të lirë

Sherri për qiranë/ Pamjet e vrasjes së Agim Arapit në Durrës, gruaja: Autorët ende të lirë

Pamje nga kamerat e sigurisë pas vrasjes së Agim Arapit

Në njëvjetorin e vrasjes së Agim Arapit në Durrës, janë publikuar pamje nga momenti i sherrit dhe tre protagonistëve. Asokohe sipas policisë, Arapi u godit për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti pas një sherri për qiranë.

Bashkëshortja e tij, Vjollca, dëshmitare okulare, tregon se gjatë këtij viti janë bërë hetime dhe gjykime, por autorët e vërtetë janë jashtë hekurave të burgut. Dhe, sipas saj, gjithçka ka qenë e stisur, pasi prokurorët dhe gjyqtarët kanë marrë lekë.

Fiks Fare transmetoi pamjet e tre kamerave të sigurisë, të instaluara në disa biznese në Durrës. Në këto pamje duket se në vendngjarje janë tre persona; Jurgen Kurti dhe Kujtim dhe Konstandin Ekonomi. Në pamje duket edhe bashkëshortja e viktimës, e cila me duart në kokë lëviz me shpejtësi.

Bashkëshortja e viktimës, Vjollca kërkon me forcë burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin thotë se “është përgjegjës për dy vrasje, burrit tim dhe babait të tij”. Pas ngjarjes së 11 prillit 2017, Jurgen Kurti u shoqërua nga policia dhe më pas u la i lirë, ndërkohë, dy të akuzuarit e tjerë, Kujtim dhe Konstandin Ekonomi u arrestuan. Kostandini u shpall i pafajshëm, ndërsa Kujtimi u dënua me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesia. Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 10/04/2018 01:42

    Kjo eshte vrasje e paster! Instituti i Mjekesise Ligjore eshte nga institucionet me te degjeneruara qe ka ky vend. Nese aty vazhdojne te punojne ende maskarenj si Ilir Robaj me shoke, mos shpresoni kot. Keta kerma jane katapultuar nga LSI-ja aty. Jurgeni vrau baben e vet dhe nuk i hyri gjemb ne kembe. Do vrase dhe disa te tjere me pas do e denojne si Kostandinin e Luizes. Ikonomet me ore te numerara jane sepse do pesjtyjne gjak per gjithe trafikun e droges ehe femrave qe kane bere. Ti zonje drejtesine merre ne dore vete, mos kerko me kot drejtesi nga padrejtesia. Nje jete kane te gjithe, mos i ler ta gezojne. Mundesi ka pa fund.

    Përgjigju
    • Loran: 10/04/2018 09:29

      Ky jurgenj vrau baben ok e kete te marumin qe skan njerez po te kishin ra ke no nje tamam do i kish zhtuk si fis kta b*th pamuket

  • Naldi: 09/04/2018 23:24

    Nuk ka drejtesi ne ate vend kryeminelash moj zonje ,veq jepni zgjidhje vet nqoft se keni mundesi perndryshe mos u degjoni shum se do e pesojsh keq nga kta kryeminela qe te kan vra burrin.vet gjykim ska rrug tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet