“Sheshi, kisha, teatri”, Konservatori i Potencës koncert në Durrës! Aliberti: Vepra të muzikës popullore, etnike dhe baroke

Një ansambël i përbërë nga 13 instrumentistë dhe soprano nga Konservatori i Potencës, Itali, sollën për artdashësit durrsakë një repertor të pasur me muzikë baroke, një rrymë muzikore kjo pak e njohur në vendin tonë.

“Sheshi, kisha, teatri” ishte koncerti që hapi siparin e iniciativës “Opera në Durrës” të ndërmarrë nga Teatri i Operës dhe Baletit dhe bashkia e qytetit. Për më shumë se një orë, artdashësit ndoqën një repertor ku ndërthuren me njëra tjetrën muzika popollore me atë klasike dhe antike.

Francesco Aliberti, drejtori artistik i ansamblit Gesualdo tha se “Po sjellim muzikën baroke në një vend, ku njhet pak. Repertori ynë përfshin vepra të fund shekullit XV deri në vitet 1600. Janë rreth 200 vite muzikë, por që nuk mund të përkufizohet si muzikë klasike e mirëfilltë. Ne sjellim vepra që afrohen me muzikën popullore, muzikën etnike dhe atë baroke. Janë kryesisht vepra të kompozitorëve nga Italia e jugut. Shumë nga këta autorë janë anonimë dhe muzika e tyre është përmbledhur në disa tekste të viteve 1500.”

Për sopranon Noemi Sangiacomo, interpretimi para publikut durrsak mbart emocione të shumta.

Ndersa soprano Noemi Sangiacomo u shpreh se “kemi shumë emocione sepse kur po punonim mbi këtë repertor me maestro Aliberti-n nuk e dinim çfarë na priste. Të mbërrijmë deri këtu dëshmon padyshim një punë të madhe dhe sigurisht emocionet janë të shumtta. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri”.

“Opera në Durrës” është nisma e një serie aktivitetesh në qytetin bregdetar, të shtrira në kohë dhe vende të ndryshme.

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë

Dy 'non grata' në qeverinë e Vuçiç, eksperti Elezi: Serbia e rreshtuar kundër SHBA! Vulin, organizator i i disa aktiviteteve të dhunshme në Kosovë