Sheshi tek 'Medreseja' i kthehet qytetarëve, transformohet në hapësirë pushimi

Sheshi tek 'Medreseja' i kthehet qytetarëve, transformohet në hapësirë pushimi

Nga sot, hapësira mes Rr. së “Dibrës” dhe Rr. “5 Maji” është hapur për qytetarët, duke u shndërruar në një shesh pushimi për kalimtarët, me ndriçim, gjelbërim dhe mund të shërbejë si një vend për zhvillimin e aktiviteteve social-kulturore.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet shumë hapësira të tilla, që shërbejnë edhe si pika referimi për qytetarët, do të transformohen në sheshe pushimi të gjelbëruara.

“Këtë vit qyteti ynë mbush 100 vjeç, kurse Medreseja ka 97 vjetorin, si një nga shkollat dhe hapësirat e para, jo vetëm për besimin, por edhe për arsimin në Tiranë. Ajo që duam të bëjmë për të festuar 100 vjetorin e Tiranës është që, të gjitha pikat e referimit të qytetit, t’i kthejmë në origjinë. Të thoshe: “Te Medreseja”, deri para pak, nënkuptoje grumbullin e furgonëve dhe makinave që rrinin këtu përpara. Para se të hynin në shkollë, fëmijët kalonin përmes furgonëve, makinave e dum dum-eve”, kujtoi ai.

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për ruajtjen e tyre. “Mezi pres që, kështu siç e kemi nisur çdo kryqëzim, të fillojmë të ndryshojmë cilësinë e hapësirave publike në të gjithë qytetin. I shoh kur thonë në televizor: ‘Ah, është prishur kjo!’ Dakord, kryetari i Bashkisë ka faj, po ai që e prishi a ka faj? Pra, do e kërkojmë gjithmonë fajin vetëm tek shteti apo do themi: ‘Hej, kjo nuk është prona e Lali Erit, por e të gjithë banorëve të Medresesë, duhet do ta ruajmë vetë’. Nëse e trajtojmë si bahçen tonë të përbashkët, besoj se ia dalim ta mirëmbajmë, në mënyrë që punëtorët të lirohen nga këtu dhe të shkojnë të bëjnë një bahçe diku tjetër”, u shpreh ai.

Për kryebashkiakun e Tiranës investime të tilla do të shtrihen edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Nëse ka personalitete të Tiranës që duhen nderuar duke i vënë emrin një rruge apo një shkolle, do ta bëjmë. Mbaj mend kur liruam bustin e Vojo Kushit, një sherr i madh. S’e dija që kishte kaq shumë interesa për një bingo, sa erdhën gjysma e deputetëve për të ruajtur bingon. Ndërkohë, kur vjen “5 Maji”, 28 Nëntori, shqyhen kush flet më shumë për partizanët. Ja ku është sot busti! Gjithë ai sherr, erdhën aty për ta bllokuar, u thashë: Quhet “Selvia”, do bëhet “Selvia”; është vendi i Vojo Kushit, do të jetë i Vojo Kushit. Jo i bingos, jo i llotos, që kur fëmijët të ecin rrugës, të shohin heronj e njerëz që i frymëzojnë, jo rrumpallën”, tha Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F...off: 25/01/2020 10:16

    O Lali_demagogu..,laji trurin njerezve..,dhe per cdo peme te mbjelle ..nderto nje pallat apo grata-qiell.. Rrite ujin e taksat..10 fish

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv

'Kronika e përgjakur e 7 Prillit!' Sonte ora 22:00 në 'Crime Story' në Report Tv