'Shëtitja' e Dritan Dajtit në Bllok dhe lëvizjet në Burgje, opozita i kërkon llogari Gjonajt: Si i emëron dhe shkarkon drejtuesit? (VIDEO)

Shkarkimi i drejtuesve të burgut të Peqinit pasi lejuan Dritan Dajtin të kryejë vizitë tek klinika private okulistike në Bllok, përfundon në parlament. Shtatë deputetë të opozitës së re, kërkojnë me anë të një interpelance urgjente llogari nga ministrja Etilda Gjonaj  për situatën e krijuar së fundmi me të burgosurit, transferimet e tyre si dhe masat që kanë çuar në shkarkimin e disa zyrtarëve në burgje. Sipas kërkesës së siguruar nga ReportTv kryesuesi i interpelancës do të jetë ish-vartësi i Gjonajt, Lefter Maliqi i cili për disa kohë mbajti dhe postin e zv.drejtorit të burgjeve para se të merrte mandatin e deputetit.

Në gjashtë pikat e interpelancës kërkohet informacion për “Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit, shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve, drejtuesve në DPB dhe vartësve, mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre, rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin etj.

Më tej deputetët firmtarë kërkojnë llogari nga ministrja Gjonaj edhe për lirimet, propozimet që janë kompetenca juaj, mbi ç'baza i keni bërë? I keni parë dosjet e tyre para se t'i emëronit apo t'i prezantonit Në pikën e fundit të interpelancës deputetët do të diskutojnë edhe çështje të cilat lidhen me sigurinë në burgje dhe drejtimin e këtij institucioni. Kjo kërkesë është protokolluar në parlament dhe pritet që të caktohet data e interpelancës ku ministrja të përgjigjet para deputetëve për situatën në burgje.

Kjo kërkesë vjen pak ditë pas shkarkimit nga Gjonaj të disa vartësve të saj të cilët u ndëshkuan pasi lejuan Dritan Dajtin të kryente një vizitë tek okulisti në qendër të Tiranës në një klinikë private. Firmëtarë janë shtatë deputetët Lefter Maliqi, Artur Roshi, Andi Përmeti, Ramadan Gjuzi, Koçi Tahiri, Besnik Troplini, Suzana Topi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit