Shfaqet merimanga e zezë në Fier, mjekët apel për kujdes: Përdorni veshjet mbrojtëse

Rritja e temperaturave ka sjellë edhe rastet e para të pickimeve nga insektet e rrezikshme dhe zvarranikët në qarkun e Fierit. Vetëm gjatë dy javëve të fundit në spitalin rajonal të Fierit janë paraqitur 5 persona që i kishte pickuar merimanga e zezë. Ndërsa dy raste të tjera, nga kafshimi i nëperkës.

Mjeku Lulzim Banushaj u shpreh për mikrofonin e Report Tv se rastet më të shumta janë nga zonat kodrinore të Fierit, Mallakastrës e Roskovecit. Ai u bëri apel fermerëve të tregojnë kujdes dhe të përdorin veshje të posaçme.

"Të gjitha rastet janë hospitalizuar dhe kanë marrë ndihmën e duhur. Porosisim që të ruhen duke përdorur veshje mbrojtëse sepse me ngrohjen e kohës të bëjnë në gjendje të rëndë", thotë mjeku.

Fatmirësisht pacientët deri më tani nuk kanë paraqitur rrezik për jetën, por mjeku toksikolog theksoi se duhet shtuar kujdesi pasi helmi nga merimanga e zezë apo zvarranikët është shumë i koncentruar dhe mund të çojë deri në vdekje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’

Dua Lipa shkëlqen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Time 100’