'Shfaqje e shëmtuar e qytetarëve'/ Fuga ambasadorit austriak: Shqipëria nuk është ajo që pamë dje

'Shfaqje e shëmtuar e qytetarëve'/ Fuga ambasadorit austriak: Shqipëria nuk është ajo që pamë dje

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattle dhe Endri Fuga

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës duke e quajtur atë një shfaqje të shëmtuar. Ai tha se Shqipëria del në lajmet e mediave austriake 3-5 herë në vit dhe një prej tyre pati temë kryesore dhunën.

“Shqipëria del në lajmet e mbrëmjes austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një rast i tillë, për fat të keq, me temë kryesore dhunën. Ishte një shfaqje e madhe e forcës së qytetarëve të angazhuar  deri sa nisën të hidhnin gurë. Mundësi e humbur. Me që ra fjala, një sjellje kjo jo unike për opozitën aktuale”, tha Johann Sattler.

Pas deklaratës së Sattler, ka ardhur dhe reagimi i drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga i cili i është drejtuar ambasadorit austriak me një replikë lidhur me komentin e tij mbi imazhin e Shqipërisë. Fuga thotë se Shqipëria është ndryshe nga ajo që i pa dje në protestë. Ai gjithashtu theksoi se duhet të duartrokitet policia për sjelljen profesionale përballë sulmeve të protestuesve.

 “Unë mendoj se ne duhet të duartrokasim policinë për sjelljen e tyre jashtëzakonisht profesionale. Asnjë përplasje e vetme midis forcave të policisë dhe protestuesve, edhe pse gurë dhe flakë u hodhën disa herë drejt ndërtesës qeveritare. Por Shqipëria është ndryshe dhe nuk është ajo që pamë dje”, përfundoi Fuga.

Replika e Fugës me ambasadorin austriak

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ton Ton: 18/02/2019 08:45

    Through? Really? Pres me shume nga nje drejtor komunikimi. Nuk esht profesjonale. Lejohet ne insta por jo ne nje komunikim qeveritar. Me falni qe po po bej policin drejtshkrimor

    Përgjigju
  • Konjak: 17/02/2019 20:15

    Zoteri ambasador Satler,nese populli shqipetar do te ishte i kompletuar me nje ekonomi, te mundshme per te jetuar,vertet s'esht e pranushme dhuna ne proteste.Juve nuk e shikoni gjendjen e popullit ;ku shtypen njeri tjetrin ,per tu larguar ,ndoshta bejne nje jete me te mir ne Evrope.Zoteri eshte e leht te besh nga karshi vleresime e kritika ,por nese per nje cast do bashkoheshe me kete pooull ,per te jetuar ;te jesh i sigurt se do mallekoje veten ,pse zoti te le gjall.Kur njeriut i ka vajtur thikane palce ,nuk mund te pyes per xhama e pllaka qe vet i ka ndertuar .Mos i beni moral fukarait ,por nese doni vertet ta ndihmoni ,i kerkoni politikes shqipetare nje zhvillim ndryshe ,nje politik te jet per te gjith ,jo vetem per te mbush xhepat e qeveritareve e politikaneve .Popujt ne evrope ,i kerkojne te drejtat e tyre ,edhe per ngritien enje cmimi 10 apo 20 cent,edhe me dhune ,dhe e fitojne te drejten e tyre .Kurse shqiptareve u kerkoni te dalin ne tubim, me duar ne xhepa ,sikur te ishte per eskursion .Ju me siguri e dini gjendien e shqipetareve ,por ju intereson ti mbuloni me kritika e percmime .Nese vertet deshironi ti ndihmoni ,ndiko sa te mundesh ,te bashkohemi edhe ne me popullin evropian .Zoti na ndimofte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në