TIRANË- Policia Rrugore është treguar e pamëshirshme këtë fundjavë, duke mos toleruar asnjë shofer të papërgjegjshëm që nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor.
32 drejtues mjetesh të arrestuar, 180 leje drejtimi të pezulluara dhe 8807 gjoba. Janë këto shifrat që vijnë nga Policia Rrugore për këtë fundjavë.
"Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin janë arrestuar 32 drejtues mjetesh, nga të cilët 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 9 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 180 leje drejtimi, nga të cilat 139 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 41 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Gjithashtu janë vendosur 3682 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore dhe 5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor, të ndara si më poshtë:
1759 masa administrative për parakalime të gabuara.
1199 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
370 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe sjellje agresive në rrugë.
199 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
114 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
41 masa për shkelje të semaforit.
5125 masa administrative për parkime të gabuara dhe shkelje të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor", njofton Policia Rrugore.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.4%
-
Pak
9.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2917
Lajme të tjera
-
Shkelën rregullat në rrugë/ Mbi 27 mijë shoferë u gjobitën brenda një jave, 28 u arrestuan
22 Prill, 12:26
-
Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)
21 Prill, 18:25
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 16 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 12 automjete të bllokuara
21 Prill, 11:10
-
Policia Rrugore e Tiranës: Javën që lamë pas 17 shoferë u arrestuan, mbi 12 mijë gjoba dhe 30 automjete të bllokuara
14 Prill, 11:38
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
Policia Rrugore shton masat dhe intensifikon monitorimet, gjatë 1 jave pezullohen 109 leje drejtimi
13 Prill, 14:16
-
Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 2 të arrestuar në Tiranë! Një ishte me masë arrest shtëpie
13 Prill, 10:25
-
Parakalim në kthesë të rrezikshme, gjobitet shoferi në Elbasan (Video)
11 Prill, 15:34
-
Nën efektin e alkoolit e drogës dhe pa patentë, 17 shoferë të arrestuar nga “Rrugorja” në një javë, bllokohen 44 automjete
7 Prill, 11:18
-
30 mijë gjoba për një javë, specialisti i ‘Rrugores’ në ‘Përballje’: Përdorimi i celularit shkaku kryesor i aksidenteve! Eksperti: Duhen më shumë kontrolle në rrugët rurale
25 Mars, 14:46
-
VIDEO/ Për 1 javë, gjobiten 30 mijë e 376 shoferë në gjithë vendin! 30 në pranga, pezullohen 74 leje drejtimi
25 Mars, 09:50
-
‘Bilanci’/ Shkelën rregullat e qarkullimit, mbi 9 mijë gjoba në një javë në Tiranë! ‘Ndëshkohen’ edhe 44 këmbësorë
24 Mars, 09:37