Shfrytëzimi i lumit Mat, Prendi: Lejet e dhëna për rehabilitim të shtratit janë keqpërdorur

Shfrytëzimi pa kriter i lumit Mat nga disa dhjetra firma inertesh për të marrë inerte, ka bërë që ditën e sotme të mblidhen bashkë, prefektura e Lezhës, Inspektoriati i Ujit dhe kompanitë, të cilat operojnë në basenin e këti lumi.

Lejet e  shfrytëzimit për inertet në lumin Mat janë dhënë në kundërshtim me ligjin, duke krijuar një masakër në basenin e këtij lumi. Në lidhje me këtë problematikë ka reaguar dhe prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, duke u shprehur:

Lejet e dhëna për rehabilitim të shtratit janë keqpërdorur. Në lum janë marrë vetëm inerte, pa asnjë studim, për këtë janë pezulluar të gjitha lejet e dhëna deri sa të bëhet studimi, se ku do të punohet dhe se si janë dhënë lejet e shfrytëzimit.

Gjergj Prendi, prefekt i qarkut Lezhë

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Inspektoriatit të Ujit, Gerta Lubonja është shprehur:

Lejet që janë dhënë me qëllim rehabilitimin e lumit, janë shfrytëzuar vetëm për të marrë inerte pa asnjë lloj studimi.

Gerta Lubonja

Gjatë këtij takimi është vendosur ndalimi i shrytëzimit të lumit Mat deri të bëhet një studim dhe plan mjedisor, ndërsa po verifikohen të gjitha lejet e dhëna.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 21/04/2018 07:08

    Cudi qe ka ndodhur kjo se thone qe ka shtet ne shqiperi? sigurisht qe aty ku nuk ekziston shteti ndodh kjo gje!dhe jo vetem kjo por cdo shkelje e punumert qe behet ne shqiperi e ka zanafillen tek kjo fjale:SHTET!se kur do behet brezat ndoshta e perjetojne.Ama jo ky brez!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit