Familjarët hanin bukë në katin e parë, hajdutët vjedhin 2 milionë lekë e bizhuteri në Elbasan!

Familjarët hanin bukë në katin e parë, hajdutët vjedhin 2 milionë lekë e bizhuteri në Elbasan!

Foto ilustruese

Një vjedhje ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku në një banesë të paktën dy persona kanë mundur të hyjnë dhe të marrin 2 milion lekë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 5 Maj.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se pronari i banesës që ka rënë pre e vjedhjes është Shaqo Karafili i cili ka edhe një biznes, autoshkollë në qytetin e Elbasanit. Përveç parave, grabitësit kanë marrë edhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të familjes. Gjatë vjedhjes në katin e parë të banesës nuk ka patur asnjë person brenda dhe familjarët kanë qenë në kat të parë duke ngrën bukë por më pas kanë vënë re mungesën e sendeve me vlerë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje si dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj. Jo më larg se dje një ngjarje e tillë por akoma më e rëndë ndodhi në Korçë, ku maskat lidhën dhe më pas grabitën një çift të moshuarish në Korçë duke u marrë një shumë prej100 mijë lekëve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/10/2019 09:19

    Ore shume hajduta keta elbasanllinjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin