Shi në plazh! E mërkura dhe e enjtja s'kanë diell! Në fundjavë pritet përmirësim të motit
Stuhia në bregdetin e Vlorës
TIRANË- Sipas MeteoAlb: Gjate orëve të para të ditës, vendi ynë do mbizotërohet nga vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe ministuhi ere në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do jenë mesatare dhe lokalisht me intesitet të lartë. Vetëm orët e vona të pasdites përmirësojnë përkohësisht motin.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Referuar meteorologes Adiola Bani, në një lidhe telefonike ditën e djeshme, fundjava do të na sjellë përmirësim të motit.
"Dita e premte dhe fundjava do na sjelle përmirësim të motit duke spostuar reshjet në zonat malore, lindore. Bregdeti do mbetet me kthjellime", tha Bani.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore si edhe Rajoni i Ballkanit karakterizohen nga vranësira dhe reshje te dendura shiu, here pas here reshjet do jenë në formë rrebeshi. Ndërsa Europa Lindore, Qendrore dhe ajo Perëndimore paraqiten ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2222
Lajme të tjera
-
Pas dy javësh të nxehta, ulen ndjeshëm temperaturat! E marta rikthen reshjet e shiut
15 Prill, 07:29
-
Fundjava është për plazh! Temperaturat do të rriten deri në 31 gradë
13 Prill, 07:12
-
Si do jetë moti sot? Me diell e temperatura deri në 24°C
5 Prill, 07:09
-
Diell dhe rritje temperaturash deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë
1 Prill, 07:18
-
Temperatura të larta deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë fundjavë
30 Mars, 07:13
-
Bora i lë vendin shiut, të mërkurën del dielli pranveror! Temperaturat do shkojnë deri në 25 gradë celcius! Parashikimi i motit për këtë javë
25 Mars, 12:32
-
Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
19 Mars, 07:08
-
Njihuni me parashikimin e motit për sot
14 Mars, 07:59
-
Priten reshje shiu, si parashikohet moti për sot
13 Mars, 07:29
-
Temperatura të ulëta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë
11 Mars, 07:12
-
Priten reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti për sot
6 Mars, 07:14
-
Diell dhe temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
28 Shkurt, 07:48