Akademia e Shkencave bën bilancin: Për herë të parë në vend rritja e të prekurve ditorë zbret tek 0.8%

Akademia e Shkencave bën bilancin: Për herë të parë në vend rritja e të prekurve ditorë zbret tek 0.8%

Foto ilustruese

Akademia e  Shkencave ka publikuar të dhëna të fundit të shifrave të testimit të COVID-19 në botë, ku për herë të parë në Shqipëri rritja mesatare ditore e të prekurve ka zbritur tek 0.8%.

Sipas buletinit, vendi gjatë muajit maj ka regjistruar një trend rritjeje të të prekurve të rinj, në kufirin e 1 përqindëshit, tregues që është përmirësuar gjatë dhjetë ditëve të fundit. Shqipëria 8 herë më pak teste se mesatarja europiane dhe rreth 3,8 herë më pak se mesatarja e vendeve të Ballkanit.

Përmirësim ka dëshmuar edhe Tirana, e cila ka shënjuar një rritje mesatare ditore tek 0.6% nga mbi 1 % që rezultonte deri më 16 maj. Durrësi është qarku i vetëm që e ka përkeqësuar ecurinë, nga 1.85% në javën e parë të majit, në rreth 2.5% më tej, por ka pasur një përmirësim të ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit.

Kurse në Europë gjatë muajit maj, periudhë kjo e daljes nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19, testimet janë rritur në deri 4% të popullatës gjithsej, ku përqindjen më të lartë të popullsisë së testuar e ka Islanda. Sipas buletinit, shtimi mesatar ditor i të infektuarve në Europë ka zbritur në shkallën nën 1%, kurse SHBA-ja  po ndjek të njëjtën ecuri si Europa, me një vonesë prej 11 ditësh.

Buletini i plotë i Akademisë së Shkencave:

Buletini ditor XXXI

E hënë, 25 maj 2020

Shqipëria 8 herë më pak teste se mesatarja europiane dhe rreth 3,8 herë më pak se mesatarja e vendeve të Ballkanit. Në Europë gjatë muajit maj, periudhë kjo e daljes nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19, janë kryer me intensitet në rritje testime deri 4 për qind të popullatës gjithsej. Përqindjen më të lartë të popullsisë së testuar në Europë e ka Islanda. Gjatë muajit maj  Shqipëria regjistroi një trend rritje të të prekurve të rinj, me rreth 1 për qind; javën e fundit zbriti tek 0,8 për qind, kurse Tirana zbret tek 0,6 për qind rritje ditore. Durrësi - qarku i vetëm që e ka përkeqësuar ecurinë gjate majit. Shtimi mesatar ditor i të infektuarve në Europë ka zbritur në shkallën nën 1 për qind. Ukraina, Bjellorusia, Polonia dhe Bullgaria janë më të vonuara në fazën e daljes nga pandemia. SHBA po ndjekin të njëjtën ecuri si Europa, me një vonesë prej 11 ditësh. Treguesit e njoftuar nga India paralajmërojnë se ky vend rrezikon të kthehet shpejt në qendrën kryesore të pandemisë. (Relacion i E-group-it “Në ndjekje të pandemisë” të Akademisë së Shkencave për zhvillimet kryesore në vend, në Europë e në Botë gjatë muajit maj dhe gjatë ditëve të fundme lidhur me zotërimin e sëmundshmërisë)

1. Gjatë muajit maj shumica e vendeve europiane janë përfshirë në procesin e mbylljes së pandemisë dhe të lirimit prej kufizimeve. Kjo periudhë është paraprirë dhe shoqëruar me intensifikim të testeve. Tashmë rreth 4 për qind e popullsisë së Europës është testuar për mundësinë e infektimit nga Covid-19. Ky tregues luhatet nga një vend në tjetrin, nga 0.46 për qind deri në 17 për qind. Përqindjen më të ulët të popullsisë së testuar në raport me të tërën e ka Shqipëria dhe më të lartën Islanda. Në raport me popullsinë tek ne janë kryer 8 herë më pak teste krahasuar me mesataren europiane dhe 3.7 herë më pak krahasuar me mesataren e Ballkanit.

2. Shqipëria gjatë muajit maj ka regjistruar një trend rritjeje të të prekurve të rinj, në kufirin e 1 përqindëshit, tregues që është përmirësuar gjatë dhjetë ditëve të fundit, kur për herë të parë rritja mesatare ditore e tyre ka zbritur tek 0.8 për qind. Përmirësim ka dëshmuar edhe Tirana, e cila ka shenjuar një rritje mesatare ditore tek 0.6 për qind, nga mbi 1 për qind që rezultonte deri më 16 maj. Durrësi si qark është i vetmi që e ka përkeqësuar ecurinë: nga 1.85 për qind në javën e parë të majit, në rreth 2.5 për qind më tej, por me një përmirësim të ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundme.

3. Shtimi mesatar ditor i të infektuarve në Europe, ka zbritur nën 1 për qind. Në Europë janë ulur ndjeshëm humbjet në jetë njerëzore: dje u shenjuan 570 jetë të humbura në tërë kontinentin. Shumica e vendeve europiane regjistrojnë një numër të shëruarish mbi 70 për qind ndaj numrit të përgjithshëm të të infektuarve të regjistruar. Trendin më të mirë e kanë Norvegjia, Zvicra, Austria, Sllovenia, Luksemburgu, Gjermania, vendet balltike, Ballkani dhe vendet e Europës Qendrore. Disa vende të Lindjes, si Ukraina, Bjellorusia, Polonia dhe Bullgaria janë më të vonuara në procesin e daljes nga pandemia, ndërsa Rumania e Moldavia e kanë përmirësuar ecurinë e daljes.

4. Edhe në nivel botëror rritja ditore ka zbritur nën 1 për qind, ndërsa qendrat e mëdha problematike në shkallë botërore kanë këtë zhvillim: SHBA po ndjekin të njëjtën ecuri si Europa, me një vonesë prej 11 ditësh. Kështu, rritja ditore e numrit të të sëmurëve të rinj ka zbritur në 1,2 për qind e ndryshe nga Europa, humbjet në jetë njerëzore janë 35 për qind më pak. Rusia dhe Brazili, dy epiqendrat e sotme të pandemisë, kanë një përmirësim relativ; veçanërisht Rusia, e cila ka një rritje ditore të të sëmurëve të rinj tek 2.6 për qind, ndërkohë që Brazili e ka këtë tregues tek 4.6 për qind. Megjithatë, të dyja këto vende e kanë përmirësuar ritmin e shërimeve në ditë. Ndërkohë në Indi rritja ditore e të sëmurëve vijon me 5-6 për qind, çka paralajmëron se ky vend mund të kthehet shpejt në qendrën kryesore të pandemisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin