Shifra rekord, në 3 muaj borxhi u rrit me 372.9 mln €!  'Financat': Në fund të marsit borxhi ishte 10.3 mld €

Ministria e Financave ka raportuar se nga janari deri në fund të muajit mars borxhi i vendit është rritur me 372.9 milionë euro krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2020.

Konkretisht në fund të muajit mars borxhi publik arriti në 10,344 miliardë euro nga 9,971 euro që ishte në fund të dhjetorit 2020. Ndërkohë që rritja është më e madhe krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020. Në total për periudhën janar-mars 2020 borxhi ishte 9,464 miliardë euro, me një rritje prej 879,6 milionë eurosh.

Kjo rritje e shpejtë e borxhit publik në prag të zgjedhjeve elektorale, ka ardhur edhe si pasojë e dy kredive të marra tek ndërkombëtarët. Konkretisht janë 172 milionë euro hua për pasojat e pandemisë dhe  për mbështetjen e turizmit.

Në kushtet aktuale kjo rritje e borxhit konsiderohet e lartë, pasi qeveria nuk ka ndërmarrë masa shtesë për pasojat e pandemisë, të tilla si paketa financiare për bizneset apo për kategori të caktuara punësimi.

Shqipëria është ndër vendet me rritjen më të lartë të borxhit në rajon për shkak të pandemisë COVID-19, por pavarësisht kësaj situate Ministria e Financave është zotuar për të nisur uljen e tij brenda këtij viti dhe për ta ulur në nivel minimal (60%)brenda vitit 2023.

Aktualisht borxhi i Shqipërisë arrin në 75,47% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me një rënie në raport me fundin e vitit 2020 kur borxhi arriti në 77,85%.

BORXHI PUBLIK I VENDIT

Janar-mars 2021                   10,344 mld euro

Tetor-dhjetor 2020                 9,971 mld euro

Diferenca                             +372,9 mln euro

BORXHI PUBLIK I VENDIT

Janar-mars 2021                  10,344 mld euro

Janar- mars 2020                   9,464 mld euro

Diferenca                             +879,6 mln euro

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri