Shifra të larta infektimesh me COVID, regjistrohen 973 raste të reja në vend! Sërish dy viktima në 24 orë

Shifra të larta infektimesh me COVID, regjistrohen 973 raste të reja në vend! Sërish dy viktima në 24 orë

Foto ilustruese

Vijojnë të jenë të larta shifrat e infektimeve me COVID-19, ndaj Ministria e Shëndetësisë vazhdon apelin për të mos neglizhuar vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të rritjes së lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 973 raste të reja, ndërsa ka pasur sërish dy humbje jete. Fatkeqësisht, një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk mundën t’i mbijetonin infektimit me koronavirus.

Janë kryer 2100 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 973 qytetarë, në këto bashki:

394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas. 

Janë 5,332 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         973

Të shëruar në 24 orë       416

Të shtruar në spitale         29

Humbje jete në 24 orë      2

Testime ditore                 2100

Testime totale              1,860,959

Raste pozitive                 285,731

Raste të shëruara             276,889

Raste Aktive                        5,332

Humbje jete                         3,510

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                  3,236

Fier                             488

Durrës                        331

Vlorë                          288

Shkodër                        276

Berat                            179

Lezhë                          139

Elbasan                         134

Gjirokastër                  129

Korçë                             71

Dibër                             43

Kukës                             18

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon