Shifra të larta/ Kosova regjistron 334 raste të reja me COVID dhe 8 humbje jete në 24 orë

Shifra të larta/ Kosova regjistron 334 raste të reja me COVID dhe 8 humbje jete në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Vijojnë shifrat e larta të pandemisë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 334 raste pozitive me COVID dhe tetë viktima, duke e çuar numrin e jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë në 705.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Kosovë, në 24 orë janë kryer 1624 testime dhe janë shëruar 81 pacientë, ku në total të rikuperuar janë 4 mijë e 526 qytetarë.

Kosova ka miratuar masat e reja anti-COVID për të frenuar numrin e infektimeve, ku në orën 21:00 mbyllen restorantet dhe të moshuarit mund të dalin në fashën e orareve 06:00-10:00, si dhe administrata publike dhe shtetërore do të punojë me punonjës të reduktuar.

 

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët