Shifrat e COVID vijojnë rriten, shqiptarët në dy anët e kufirit nuk e 'vrasin' mendjen! Vazhdon turizmi, fluks në Morinë

MORINË- Temperaturat e larta kanë bërë që shqiptarët nga të dyja anët e kufirit në Kosovë e Shqipëri të harrojnë shifrat e larta të COVID-19 dhe të udhëtojnë për të shfrytëzuar ditët e fundit të ngrohta para se të vijë dimri.

Sipas burimeve të Report Tv në Pikën Kufitare të Morinës dita e sotme ka shënuar një fluks të madh qytetarësh dhe mjetesh , respektivisht në Shqipëri kanë hyrë 2500 makina dhe rreth 13 mijë qytetarë, ndërkohë drejt Kosovës kanë ikur 1120 automjete me rreth 8900 qytetarë. Policia kufitare kanë punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me nga 7 sportele, por sërish pati radhë të gjata automjetesh.

Për shkak të rritjes së shifrave të COVID-19, autoritetet kosovare kanë shtuar masat shtrënguese në kufijtë tokësorë dhe aeroporte, ku ka instaluar personel të shërbimit shëndetësor.

Çdo shtetas i huaj që hyn në Kosovë, që është në listën me 17 shtete me risk të lartë duhet të ketë tampon negativ në 72 orët e fundit.

Për Kosovën, shtete me risk të lartë janë disa vende të BE, si Gjermania, Italia dhe Franca dhe vende të Rajonit, përjashto Shqipërinë.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji