'Shigjetat' kapin dy personat, hodhën armën nga makina kur po ndiqeshin nga policia (Pamjet ekskluzive nga aksioni në Emisionin 112)

TIRANË - Ky episod i emisionit "112" vjen me disa ngjarje nga puna e përditshme e efektivëve të Policisë së Shtetit.  Në ngjarjen e parë që trajtojmë këtë javë në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri, është një telefonatë që vjen në Sallën Operative nga një grup fëmijësh 13-vjeçarë sepse disa moshatarë i kanë vjedhur telefonin njërit prej tyre dhe se ata i kanë kërcënuar me thika dhe sende të tjera. Patrulla e policisë iu vjen në ndihmë fëmijëve ndërsa kjo situatë është xhiruar nga kamerat e trupit.

Në përditshmërinë e punës së tyre efektivët nuk përgjigjen vetëm në konflikte, parkime të gabuara, por ka edhe ngjarje kriminale! Pikërisht në ngjarjen e dytë që kemi zgjedhur të trajtojmë një plagosje me thikë që ka ndodhur pak kohë më parë në zonën e 21 Dhjetorit . Përmes pamjeve ekskluzive nga kamera e trupit dhe intervistës me efektivin e parë të policisë që shkoi në vendngjarje ju tregojmë reagimin e policisë në këtë plagosje. 

Në ngjarjen e tretë ju tregojmë pamjet e ndalimit nga njësia Shigjeta të një mjeti të dyshimtë që i ishte larguar shërbimeve të policisë ndërsa dy djemtë kishin hedhur sende nga dritaret e makinës teksa ndiqeshin nga policia. Nga kontrolli i rrugës, u gjet një pistoletë dhe një silenciator duke bërë që dy personat të arrestoheshin. Përgjatë emisionit ju sjellim pamje ekskluzive nga aksioni!

Në segmentin e fundit jemi me efektivët e njësisë Shqiponja ndërsa ata stacionohen tek Ura e Gjolës në pikë kontrolli, puna nis gjatë orëve të natës deri në orët e para të mëngjesit ndërsa kontrollohet çdo mjet që kalon në këtë aks rrugor.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marsi: 15/02/2020 19:23

    Ca falciteti e ben kete vend si melsik

    Përgjigju
  • USA: 15/02/2020 17:05

    ÇA JAN KETA HALLDUPER QE SHQETESOJN QYTETARET ME DEMEK PO LUFTOJN KRIMIN POLICI ME INJORANT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet